Gjinushi: Arsimi, prioritet i “Bashkimit për Ndryshim”
Gjinushi, kreu i PSD, ka vijuar turin elektoral në Përrenjas. Gjatë takimit me banorët e këtij qyteti Gjinushi u shpreh se me një qeverisje të majtë do të arrihet liberalizimi i vizave dhe se arsimi është prioritet i “Bashkimit për Ndryshim”
PËRRENJAS- Kryetari i Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi është ndalur në takimin e radhës në qytetin e Përrenjasit. Gjinushi ka vecuar arsimin si një ndër prioritetet e programit të koalicionit “Bashkimi për Ndryshim” që sipas tij sheh fitoren e sigurt më 28 qershor. “Arsimi ka shumë rëndësi, pasi rinia duhet të jetë e pregatitur dhe e zhvilluar për të përballuar punësimin jo vetëm në Shqipëri por qoftë edhe drejt Europës – u shpreh Gjinushi.
Kreu i PDS-së gjithashtu ka premtuar se me një qeverisje të majtë lëvizja e lirë e shtetasve shqiptare në Evropë, arrihet brenda vitit 2010. “Me një qeverisje të majtë vizat hiqen që në 2010. kjo qeveri nëse do të kishte qenë normale do ti kishte hequr vizat që në 2008-2009, ndaj hiqini vizë Sali Berishës që të hapet rruga drejt Europës”- u shpreh Gjinushi. (a.r/news24/balkanweb)