Berisha çel fushatën në Korçë, premton rritje investimesh
Kryeministri Berisha e ka çelur fushatën elektorale në rrethin e Korçës. Pas disa përurimeve në rrugë dhe shkolla Berisha mblodhi anëtarësinë demokrate në takimin “Shqipëria po Ndryshon”. Në Korçë Berisha premtoi dyfishim të investimeve.
TIRANE- Partia Demokratike çeli fushatën në qytetin e Korçës, ku ishte i pranishëm dhe kryeministri Berisha. Pas disa përurimeve në rrugë dhe shkolla Berisha mblodhi anëtarësinë demokrate në takimin “Shqipëria po Ndryshon”, edhe në qytetin e Korçës Berisha sulmoi Ramën për mos kandidimin e tij në zgjedhje.
“Do t’i bëjë një apel Edvin Ramës: Zoti Edvin, ti po tregon se je një shpirtzi i pashembullt në historinë e këtij vendi. Je një shpirtzi që nuk ke shok askund. Ti nuk kandidove, sepse do t’ia prishësh shqiptarëve dasmën e demokracisë, por unë të jap fjalën ty se do të përfundosh në arkivat e turpit të historisë dhe ne do ta ndërtojmë Korçën evropiane dhe Shqipërinë evropiane”- tha kryeministri Berisha.
Më tej ai shtoi se “në rast se të ka mbetur dhe qoftë edhe një miligram i përgjegjësisë qytetarë, ndaj të gjithë qytetarëve, ndaj shqiptarëve, shko dhe regjistro veten ne krye të listës. Shko regjistrohu dhe unë jam gati që nesër që të mbledh Parlamentin. Ne do t’i japim vendin zgjedhjet më të bukura”- tha Berisha.
Berisha tha se Partia Demokratike kërkon një mandat të dytë qeverisëse, jo vetëm për ato që ka bërë në këto 4 vite, por për ato që do të bëjë në 4 vitet e ardhshme. Berisha premtoi se për rajonin juglindor dhe për të gjithë vendin do të jenë shumë herë më të mëdha. Ndërsa prioritet i qeverisjes së ardhshme do të jetë lufta kundër korrupsionit. Ai premtoi se shumë shpejt shqiptarët do të lëvizin pa viza në të gjithë Evropën. Berisha inaguroi në komunën e Belortasë një shkollë 9 vjeçare, në Mollaj rrugën e këtij fshati. Inagutoi gjithashtu rrugën e fshatit Bllacë dhe premtoi se të gjitha importet nafta dhe plehrat do të marrin rimbursim me skemat antikorrupsion. (a.r/news24/balkanweb)