Blushi e Ahmetaj në Korçë: Fshati ka shumë probleme
Deputetët e Partisë Socialiste Ben Blushi dhe Arben Ahmetaj kanë qenë të pranishëm në qarkun e Korçës, ku kanë zhvilluar takime me banorët e fshatit Menkulas. Në këtë takim u vunë në dukje problemet e shumta që ka fshati sot.
KORÇE- Partia Socialiste premton tu kushtojë vëmendje të veçantë pas 28 qershorit zonave rurale. Në takimin që kandidatët për deputet të qarkut të Korçës, socialistët Ben Blushi dhe Arben Ahmetaj patën me banorë të fshatit Menkulas, u bunë në dukje problemet e shumta që ka fshati sot. “Nëse ne kemi vendosur t’ju kërkojmë votat, kemi vendosur ta shpëtojmë fshatin nga varfëria. Ne kemi vendosur të fillojmë duke ulur koston e prodhimeve bujqësore. Kemi vendosur të kemi një ministri të veçantë për fshatin, një ministri e cila do të ndërhyjë fshat më fshat të Shqipërisë”- u shpreh Blushi në fjalën e tij drejtuar banorëve të zonës. (a.r/news24/balkanweb)