Leskaj në Shezë: Shqiptarët i ka lodhur varfëria
Valentina Leskaj, kandidatja për deputete e PS-së në qarkun e Elbasanit, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Shezë të Peqinit. Leskaj ka theksuar se shqiptarët nuk mund të durojnë edhe 4 vite të tjera me qeverisjen e Berishës, pasi i ka lodhur varfëria.
PEQIN- Kandidatja për deputete e qarkut të Elbasanit Valentina Leskaj ka patur një takim me banorët e komunës Shezë të Peqinit. Leskaj theksoi se ndryshimi që do të sjellim sëbashku do të vlerësopjë punën tuaj. Shqipëria – tha ajo nuk mund të durojë dot më dhe 4 vitë të tjera nën regjimin e Berishës. “Shqipëria nuk duron më dhe 4 vite të tjera nën regjimin e Berishës, pasi e ka lodhur varfëria. Dua t’ju ftoj të gjithë juve më 28 qershor të ndërrojmë qeverisjen dhe të kemi një qeverisje, e cila i jep një jetë më të mirë shqiptarëve”- theksoi Leskaj në fjalën e saj. (a.r/news24/balkanweb)