Gjinushi Jo ndryshimeve ne Kod. E keqja Berisha
Perpjekjet e Partise Socialiste per te ndryshuar serish ligjin zgjedhor dhe me tej sistemin kushtetues ne teresi po shihen ne menyra te ndryshme nga aleatet e saj. Socialdemokarati Skender Gjinushi tha dje ne nje prononcim mediatik se nisma per te rregulluar ligjin pas cdo procesi zgjedhor i ngjan me shume nje procesi qe shperfill shkakun kryesor te mosfunksionimit te qeverise e cila sipas tij e keqzbaton ligjin. do lloj sistemi eshte aq demokratik nese zbatohet drejt dhe zgjedhjet behen sipas standardit. Defekti qendron te shkelja e sistemeve. Ne duhet te ndryshojme politiken qe nuk bazohet te vota e lire. Ka nevoje per permiresime ndonese si me sistemin gjerman ashtu dhe me ate spanjoll ne votat i kemi me sistemin alla-Sali. Sistemi i zgjedhjeve nuk mund te perfaqesohet nga ky sistem politik nga kjo qeveri deklaroi Gjinushi. Duke mbetur ne idene se e keqja e cdo sistemi eshte moszbatimi i tij ai ka konkluduar serish te emri i Kryeministrit aktual Sali Berisha qe arrin suksese ne procesin e integrimit pavaresisht deshtimeve me standardet elektorale. Risia ne qendrimin e socialdemokratit eshte adoptimi prej tij i frazave te forta te hedhura ne qarkullim pak me pare nga Edi Rama i cili e cileson qeverine e tanishme nje fashizem oriental. Me perqasje dhe asosacione te qarta me ate se cfare po ndodh ne rajonin e Afrikes Veriore dhe Lindjen e Mesme ai ka nenvizuar se tanime nuk eshte me opozita radikale por pushteti qe vetem sa eshte strehuar tek identiteti kushtetues i nje Republike Parlamentare. Tani nuk behet fjale per opozite radikale por per nje qeveri radikale qe krahasohet me nje fashizem oriental. Opozita nuk mund te behet pale me te dhe te thote se kjo vjen nga mungesa e reformave. Nese opozita thote se me reforma mund te ndryshoje kete qeveri atehere mashtron shqiptaret dhe nderkombetaret tha Gjinushi.