Berisha leter mediave Nuk perzgjodha vargjet me sharje
Kryeministri Sali Berisha permes nje deklarate per mediat kerkoi dje te sqaronte se ai nuk kishte dashur te perdorte vargje fyese ndaj kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama. Teksa dy dite me pare theksoi se ai donte ta pershendeste kreun e opozites me dy vargje nga libri i Arshi Pipes Stalinizmi shqiptar Berisha sqaroi dje per mediat se ishte keqkuptuar ne kete perpjekje. Sipas tij teksa ne mbledhjen e qeverise se dy diteve me pare kishte kerkuar ti kthente pergjigje editorialit te Rames me pjese nga vepra e Pipes vargjet qe kishin zgjedhur mediat per te publikuar nuk ishin ato qe kishte kerkuar te thoshte.
I bindur se gazetaret ne vepren e Pipes Stalinizmi Shqiptar do te perzgjidhnin sipas shijeve te tyre vargje te tjera nga ato qe une kisha ndermend dje iu luta atyre qe ata te mos i lexonin dhe te mos u referoheshin fare vargjeve te librit ne fjale. Meqenese kete kerkese nuk e keni marre parasysh une njerezisht ju lutem juve te botoni ne gazetat tuaja kete sqarim timin thekson Berisha ne kerkesen e botuar edhe ne faqen zyrtare te Keshillit te Ministrave. Dy dite me pare ne mbledhjen e radhes se qeverise Kryeministri Berisha sulmoi Ramen per shkak se ky i fundit ne nje editorial te botuar ne disa media e kishte akuzuar Kryeministrin si te ngjashem me kolonelin ne renie te Libise Muhamar Gadafin. Ne editorialin e tij Rama theksonte se Berisha nuk kishte arsye pse te nxitohej dhe te deklaronte se opozita libaneze kishte marre Tripolin dhe se regjimi i Gadafit kishte rene. Ne pergjigje te ketij editoriali Berisha ne mbledhjen e qeverise theksoi se vetem Rama mund te deklaronte se Tripoli nuk kishte rene dhe se ai nuk terhiqte asnje nga fjalet e tij dhe madje ishte i gatshem ti vinte ne cdo moment ne ndihme popullit liban. Qeveria shqiptare nuk ka pasur potencialet e mjaftueshme te merrte pjese vete direkt ne operacionet ajrore detare por ne i ofruam te gjitha lehtesite aeroportuale aleances dhe vendeve te vecanta ne rast se ato do te nevojiteshin per operacionet ne zbatim te rezolutes se Organizates se Kombeve te Bashkuara dhe te kerkeses se Lidhjes Arabe theksoi Berisha dy dite me pare ne lidhje me kontributin e qeverise shqiptare per sa i perket situates ne Libi. Por kreu i qeverise theksoi se si nje vend anetar i NATO-s qeveria shqiptare do te merrte te gjitha masat per sa i perket ndihmes e cila mund te konsistonte ne ndertimin e nje spitali fushor per sa u perket problemeve qe shfaqeshin ne Tripoli dhe ne zona te tjera nga luftimet e ashpra mes paleve. Nga ana tjeter Berisha deklaroi se Rama tashme ka marre rolin e nje editorialisti dhe nuk eshte me i interesuar per te bere politik. Por deklaratave te herepashershme qe Rama eshte nje piktor i deshtuar Berisha i shtoi kesaj radhe edhe deklaraten se Rama pavaresisht perpjekjeve do te mbetej nje publicist i deshtuar.