E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentja e ACR me helikopter ne Bulqize

Ka mbërritur sot në Bulqizë presidentja e kompanisë ACR, që menaxhon minierën e qytetit.

Sipas informacioneve të fundit, presidentja ka mbërritur me një helikopter, për t’u takuar me minatorët të cilët u përleshën dje me policinë.

Ditën e djeshme administratori i ACR u bëri thirrje minatorëve që të ndërprisnin grevën dhe të rinisnin punën.

Ai ftoi minatorët që të paraqiteshin pranë zyrës së administratës së minierës, e cila do t’u njihte të gjitha të drejtat, por apeli i tij ra në vesh të shurdhët.

Kreu i sindikatës së minatorëve, Kol Nikolla deklaroi se minatorët do t’i kthehen grevës së urisë nëse nëse nuk marrin përgjigje deri të hënën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›