Vdes foshnja 11 muajshe, policia nis hetimet
DURRES- Policia nis hetimet per vdekjen e nje foshnje 11 muajshe, e cila ka nderruar jete, pak dite pas shtrimit te saj ne spital.
Sipas policisë, foshnja Adesa Xhangoli, 11-muajshe, banuese në Durrës eshte shtruar ne repartin e pediatrise ne spitalin e Durresit. Ajo eshte sjelle me temperature te larte dhe mjeket ne Durres, e kane derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku rreth orës 21.00 ka gjetur vdekjen.
Nga ana e policisë lidhur me këtë ngjarje u kryen veprimet e para hetimore dhe po vazhdon kryerja e ekzaminimit mjeko-ligjor me qëllim saktësimin e shkaqeve të vdekjes, përfshirë këtu edhe trajtimin mjekësor të dhënë nga personeli i spitaleve.