E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: LSI te shohe interesat e opozites

Socialdemokrati Skender Gjinushi i drejton nje mesazh te qarte Levizjes Socialiste per Integrim duke i kerkuar te mbaje qendrime ne dobi te opozites ne tersi dhe jo vetem interesave personale.

Kryetari i PSD, duke iu referuar ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor qarteson se asnje parti nuk duhet ta lidhe fatin e saj me pasjen ose jo te nje anetari ne komisionet zgjedhore.

Skender Gjinushi rikujton se PSD toleroi per anetarin e KQZ qe mori LSI, por qe ne fakt sipas tij i takonte socialdemokrateve. E megjithate, thekson Gjinushi, pavaresisht se ky anetar mori mjaft vendime kunder PSD, ne nuk e paragjykuam procesin.

Megjithate, LSI edhe sot eshte shprehur e palekundur ne qendrimin e saj per te bllokuar ate qe nenkryetari Dritan Prifti e quajti nje “pazar te ulet te dy forcave te medha”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›