Pergjysmohet buxheti i Presidences

Megjithate burime nga Ministria e Financave thone per Top Channel se ne kete mes nuk ka asgje politike.
Po te krahasohen shifrat e buxhetit me vitin 2007, shihet se persa i takon shpenzimeve korrente, pra ato per pagat dhe ushtrimin normal te funksioneve, Presidenca ka pasur nje rritje te lehte.
Por buxheti i vitit 2008 pervec shpenzimeve korrente parashikonte nje shtese prej 250 milione lekesh, qe Presidenca i kishte kerkuar per rikonstruksionin e godines.
Burime nga Presidenca konfirmojne se edhe per vitin e ardhshem, Ministrise se Financave i ishte kerkuar nje fond shtese, kesaj here per disa investime me te vogla.
Burimet e Ministrise se Financave thone se Presidenti nuk pengohet ne punen e tij te perditshme: atij nuk do t'i mungojne parate per te paguar stafin dhe bashkepunetoret e vet dhe as te udhetoje jashte shtetit, ku ai siguron nje perfaqesim nderkombetar te shtetit shqiptar.
Por me 42 milione ne vend te 100, Presidenca do te detyrohet rishohe perparesite e saj per investime.