E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: Nëse PS toleron për sistemin, ky është pazar

Skënder Gjinushi

Kreu i PSD-së flet për zgjedhjet e ardhshme.

Nuk mund të ketë President me këtë qeveri, duhet zgjidhje politike me qeveri teknike

Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, e konsideron korrektimin e sistemit zgjedhor si një detyrim kushtetues, për të cilin Partia Socialiste nuk duhet të tolerojë. Sipas tij, nëse PS-ja do të tolerojë, ky do të jetë një pazar i vërtetë. Duke parë lëvizjet e fundit politike, Gjinushi sheh se në 2013-n, në zgjedhje do të ketë katër pole, dy të majta dhe dy të djathta.
Zoti Gjinushi, jemi në një moment të reformës zgjedhore, kur palët nuk po gjejnë konsensus si regjistrimi i partive apo dorëheqja e zyrtarëve të lartë para kandidimit, ndërsa ende nuk po flitet për sistemin. Partitë e vogla këmbëngulin se reforma pa prekur sistemin nuk mund të konsiderohet si e tillë. Sa shpresë keni se korrektimi i sistemit do të jetë baza e reformës zgjedhore?
Ne rikthesojmë se me reformën kemi kohë që merremi, sepse është një reformë që bëhet në kushte tepër të vështira dhe me një qeveri që nuk ka asnjë garanci për të respektuar votën e lirë. Për këtë opozita ka të gjithë legjitimitetin që të kërkojë një reformë thelbësore, të qartë, me masa që parandalojnë në maksimum vjedhjen e votës dhe manipulimin e të mos veprojë thjesht si një palë, madje si një palë inferiore. Për këtë arsye ka një platformë të opozitës për reformën, ku thuhet se reforma duhet të ketë katër aspekte thelbësore, të pandara nga njëra-tjetra dhe që opozita nuk mbështet reforma të pjesshme. Sepse të mbështetësh reforma të pjesshme, do të thotë të mashtrosh shqiptarët. Madje, shumica e votuesve janë shumë skeptikë nëse mund të bëhet reformë me Sali Berishën për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, qoftë ajo dhe një reformë e plotë në letër, pasi dihet shumë mirë që problem është zbatimi i reformës. Reformë konsensuale u bë edhe për zgjedhjet e 2009-s, dhe dështimi i saj ishte spektakolar. Prandaj, PS-ja ka tërë përgjegjësinë për ta mbrojtur këtë platformë, tërë përgjegjësinë që tu thotë shqiptarëve në çdo moment se jam ulur për reformë të plotë dhe për garanci të plota, e nëse ato nuk jepen, të thotë se nuk ka garanci për zgjedhjet dhe votën. Këtë kemi parashtruar dhe me ODIHR-in. ODIHR-i boll bëri vetëm konstatime të shkeljeve, duhet të bëjë parandalim dhe në qoftë se nuk merren ato masa që do garantojnë zgjedhje të lira, kjo duhet thënë më parë dhe jo të pritet shkelja e standardit. Sepse Shqipëria nuk ka nevojë ti thuhet pse dështuam kësaj radhe, ka nevojë që të mos dështojë më në organizimin e zgjedhjeve.
Lidhur me sistemin?
Edhe sistemi është pjesë e qenësishme e reformës, nuk është thjesht preferencë, pra cilin sistem preferojmë, por është fjala për të pasur një sistem që deformon sa më pak votën. Deformimi i votës është antikushtetues, por e drejta konstitucionale dhe praktika ka lejuar deformim të votë, që vijnë nga sisteme të ndryshme në favor të stabilitetit qeverisës. Pra, deformimi lejohet në proporcion me rritjen e stabilitetit të qeverisjes së vendit. Sistemi ynë bën dy të këqija, dhe deformon votën, dhe nuk jep stabilitet. Se çfarë stabiliteti jep ky sistem u pa në 2009-n, pra dha një rezultat 70/70, e PD-së iu desh të blejë vota për të qeverisur. Ky lloj stabiliteti është i dëmshëm për Shqipërinë dhe vjen nga deformimi. Atëherë, sistem që edhe deformon edhe destabilizon është vetëm i yni, sepse është përshtatur keq në Shqipëri, është më deformuesi në llojin e vet. Futja e një korrektimi kombëtar shërben në dy anë, edhe e çon hakën më shumë tek i zoti, edhe bëhet më kushtetues, më pak deformues, ose aspak, por jep dhe një stabilitet qeverisës. Jep një Parlament më pluralist, nuk jep monopole të rreme, pra maxhorancë të një partie pa pasur maxhorancë popullore. Prandaj ne e kemi vënë në platformë si kusht për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në 2009-n janë deformuar 160 mijë vota, ndër to, 30 mijë të PSD-së, që nga votë për ne i kanë dhënë mandate PS-së.
Ky është një kusht i vendosur nga partitë e vogla, por nëse nuk merret parasysh nga PS-ja, cili do të jetë qëndrimi i partive të vogla të majta?
Ky nuk është kusht i vendosur nga ne, por kusht i vendosur nga demokracia, sepse përkthimi i drejtë i votës është një e drejtë kushtetuese. Kjo është futur në platformë dhe nuk është kusht, por koncepti ynë për reformën. Kjo nuk është as në interes të partive të vogla, dhe as në interes të PS-së, por është në interes të demokracisë në Shqipëri. Smund të bësh reformë se si të mos manipulohen 5-6 mandate nga keqnumërimi dhe nga ana tjetër, të deformosh që në letër 160 mijë vota apo 16 mandate. Problemi është se PS-ja duhet të zhvishet nga ndonjë kompleks që vë kushte, gjoja sepse të kesh kusht garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme ky nuk është kusht, as bllokues dhe as frenues, përkundrazi, tolerimi kur je i ndërgjegjshëm se kjo masë duhet, por ti bëhesh tolerant, në kurriz të kujt, të votës së popullit. Nëse toleron për këto çështje, atëherë ti nuk bën rolin tënd si opozitë. Lëshimi është pazar.
Sa e dëmton reformën formulimi se PS-ja nuk do të bllokojë për të vendosur kushte për sistemin?
Këtu ndahemi me PS-në, sepse reforma reale serioze kërkon dhe korrigjim të sistemit si domosdoshmëri. Është po aq e domosdoshme sa ishte dhe eliminimi i Dushkut para katër vjetësh. Nuk mund të mendoje atëherë reformë pa korrigjuar Dushkun, që në fund të fundit ishte një deformim vote që në tërësi favorizonte të vegjlit, por dhe në dëm të të mëdhenjve gjoja, kurse në fakt ajo binte ndesh edhe me Kushtetutën e u kërkua domosdoshmërisht të korrigjohej. Ndërsa tani kemi një Dushk në sens tjetër, votat e të vegjëlve shkojnë padrejtësisht tek të mëdhenjtë. Pra, kemi përsëri një Dushk, një deformim të pajustifikuar. Por ti smund të thuash se unë nuk mund ta vë kusht për reformën, kjo është pjesë e reformës. Kjo nuk është një kërkesë luksi, apo preference. Të vesh kusht të mos deformohet vota, kjo është e patolerueshme dhe tregon se ti je gati të tolerosh në dëm të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Ju thatë, 160 mijë vota të të vegjëlve në 2009-n, ndërsa në 2011-n, PSD, PDS dhe PSV91 keni marrë 120 mijë vota, potencialisht të mjaftueshme për të nxjerrë disa deputetë, nëse sistemi nuk korrektohet, cila do të jetë lëvizja juaj e nesërme, a i mbeteni federatës?
Ne kemi folur vazhdimisht për bashkim të së majtës, për nevojën e institucionalizimit të bashkimeve, sepse aleancë të majtë ka prej kohësh, që nga 1996, por nuk ka funksionuar si institucion me rregulla loje të qarta. Pra në fakt, nëse do të ishte bërë kjo që në 2001-n, kur edhe Nano ka qenë dakord për ca kohë, patjetër që e majta do kishte një rezultat krejt tjetër dhe nuk do të vuante nga çarjet e ndarjet që e kanë çuar edhe në humbjen e zgjedhjeve. Shumë në PS nuk e kanë dashur bashkimin e së majtës, sepse u prishej mundësia për të luajtur brenda partisë, për të bërë diversion, për të luajtur me dy porta, një dorë tek Saliu dhe një tek partia e tyre. Me të drejtë e kanë konceptuar se bashkimi i PS-së me PSD-në dhe të tjerë do të ngushtonte hapësirat e tyre diversioniste, apo pazaret që bëri LSI më vonë, apo ndonjë tjetër pas LSI-së. Prandaj ne e kemi rimarrë këtë ide, por meqenëse përsëri nuk i jemi referuar PS-së për ta realizuar këtë ide, kemi folur me parti të tjera. Të gjitha partitë e tjera, aleate të PS-së, vlerësojnë se duhet një kooperim institucional për tu mbrojtur, qoftë nga sistemi, pro veçanërisht për të bërë që e majta të mos humbasë nga shpërndarja, moskoordinimi apo m

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›