E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurozona, Athina shtyn bisedimet për borxhin

ATHINE- Liderët e koalicionit qeveritar në Greqi kanë ndërprerë bisedimet rreth marrëveshjes së borxhit, për ti vazhduar sot.

Mbrëmjen e së dielës, tre udhëheqësit zhvilluan një takim pesorësh me kryeministrin Lukas Papadhimos, në përpjekje për të arritur marrëveshje me inspektorët e borxhit që përfaqësojnë vendet e Eurozonës dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Zyra e Papadhimosit ka thënë se ata kanë rene dakord mbi masat për uljen e shpenzimeve për 1.5 për qind të bruto prodhimit të brendshëm gjatë 2012-ës.

Por, socialisti Jorgos Papandreu, Antonis Samaras nga Demokracia e Re dhe djathtisti Jorgos Karacaferis kanë shprehur pikëpamje të ndryshme në propozimet e detajizuara.

Ministrat e Eurozonës pritej të mblidheshin sot për të finalizuar ndihmën e dytë për Greqinë, por takimi i tyre është anuluar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›