E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora, ndërpritet mësimi në gjithë Kosovën

PRISHTINE- Moti i keq që po mbretëron në Kosovë, i shoqëruar me reshje të mëdha bore dhe temperatura të ulëta e ka shtyrë Ministrinë e Arsimit, që të ndërpresë për një javë mësimin në shkollat fillore dhe të mesme në mbarë Kosovën.

Ministri Ramë Buja ka marrë vendim që javën e ardhshme të mos mbahet mësim në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në tërë territorin e Republikës së Kosovës, thuhet në një njoftim nga Ministria e arsimit.

Sipas njoftimit, mësimi rifillon të hënën, më 13 shkurt 2012, ndërsa ditët e humbura të mësimit do të kompenzohen në fund të vitit shkollor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›