Plani i veprimit për integrimin, Sannino vjen sot në Tiranë

Vjen sot për një vizitë zyrtare në Tiranë Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Evropian Stefano Sannino. Shefi i delegacionit të BE-së Ettore Sequi njoftoi vizitën e tij disa ditë më parë.
Zyrtari i lartë i KE, gjatë qëndrimit në Tiranë pritet të takohet me kryeminsitrin Berisha, kryetaren e kuvendit, Jozefina Topalli, ministren e integrimi Majlinda Bregu, zëvendës kryeministrin dhe ministrin e jashtëm Edmond Hahxiansto si edhe do të zhvillojë një takim edhe me anëtarët e komisionit parlamentar të integrimit.
Qëllimi i vizitës së Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Evropian është ecuria e punës për planin e veprimit mes BE-së dhe Shqipërisë, i cili u diskutua pak ditë më parë në ministrinë e integrimit në praninë e ambasadorit të BE-së Etore Sequi.
Por, gjatë takimeve, zyrtari i KE pritet të nxisë palët politike të vijojnë rrugën e bashkëpunimit për përmbushjen e 12 rekomandimeve të vendosursa nga BE për marrjen e statusit të vendit kandidat.