Gjinushi ODIHR-i institucioni kyc qe zgjidh ceshtjen e Tiranes
Kryetari i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi deklaron se e vetmja menyre per te zgjidhur krizen politike ne vend te thelluar pas zgjedhjeve te 8 majit eshte nje reagim i forte i ODIHR-it dhe nderkombetareve ne lidhje me ate cfare po ndodh me mandatin e kryebashkiakut te Tiranes. Ne nje prononcim per Shqip Gjinushi thekson se ajo cfare po ndodh ne Kolegjin Zgjedhor eshte nje vjedhje e paster qe pushteti po i ben mandatit qe kryebashkiaku i Tiranes Edi Rama fitoi perseri ne Tirane. Duhet qe nderkombetaret dhe ne menyre te vecante ODIHR-i te flasin me qarte ne lidhje me ate cfare po ndodh ne Tirane ku ne menyre te hapur organe si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor po marrin vendime te cilat bien ne kundershtim te hapur me ligjet e vendit por edhe me precedentet zgjedhore te ndjekur gjate 20 viteve te fundit ne vend - theksoi Gjinushi. Sipas tij ODIHR-i eshte organi me kompetent per ta bere kete sepse ka ndjekur hap pas hapi ate cfare ka ndodhur me procesin e numerimit dhe po keshtu procesin e ndermarre nga KQZ-ja ku shpallej kandidati i mazhorances Lulzim Basha fitues. Por ndonese Gjinushi thekson se vete ODIHR-i eshte shprehur teper skeptik per sa i perket procedures se ndjekur nga KQZ-ja per numerimin e votave te gabuara OSBE-ja si nje institucion shume i rendesishem ne vend nuk arrin dot te artikulohet ne lidhje me kete ceshtje. Me duket shume e cuditshme sesi nje institucion qe e njeh teper mire legjislacionin shqiptar per zgjedhjet dhe qe e ka monitoruar nga afer kete proces nuk shprehet dot ne lidhje me nje ceshtje kaq te thjeshte sic eshte shpallja e vlefshme e votave te hedhura ne kutite e gabuara - shprehet Gjinushi duke treguar pakenaqesi ndaj institucionit i cili prej vitesh eshte i vendosur ne vendin tone. Duke e quajtur vendimin e Kolegjit Zgjedhor per te mbajtur ne fuqi vleresimin e fleteve te hedhura gabim si nje vendimet e radhes te marre ne trysnin e politikes Gjinushi thekson se opozita nuk mund te mbaje me shpresa tek kjo trupe. Por sipas tij edhe ankimimi ne Komisionin e Venecias per kete ceshtje nuk do te sillte ndonje ndryshim te madh. Komisioni i Venecias do ta trajtoje kete ceshtje ne kuptimin teorik. Por ai qe mund te jape nje vleresim konkret dhe te prekshem ne lidhje me kete ceshtje eshte vete misioni i ODIHR-it i cili me nje staf te perforcuar ndoqi ne cdo sekonde mbajtjen e zgjedhjeve ne vend - thekson Gjinushi. Sipas tij zgjedhjet lokale te 8 majit sollen vetem regres per politiken shqiptare duke nisur me nje fushate tejet te dhunshme dhe duke perfunduar me nje mandat te grabitur ne kryeqytet. Gjinushi e sheh me pesimizem situaten ne vendin tone duke theksuar se demokracia tashme ne Shqiperi eshte nocion qe po ekziston gjithmone dhe me pak.