E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE paralajmeroi deshtimin e Shqiperise

Zgjedhjet e 8 majit

Zgjedhjet e 8 majit me gjithe vleresimin e bere nga faktore te ndryshem po pervijohen si paradhenie e vetos qe Bashkimi Europian mund ti vere Shqiperise per statusin e vendit kandidat. Pak dite me pare dilemat e raporteve te vezhguesve te zgjedhjeve jane zgjidhur me nje note shume negative qe eshte bere publike nga Marta Garcia Fidalgo shefe e Njesise per Shqiperine ne Drejtorine e Zgjerimit te KE-se percjelle per publikun shqiptar nga Top Channel. Ne nje prononcim te vetin ajo ka nenvizuar ate cfare BE sheh ne Shqiperi tashme dhe qe me gjase eshte nje regres vleresimi por edhe nje goditje per klasen politike vecanerisht per qeverine. Mendoj se situata ashtu sic qendron sot eshte me pak e ndritur se cishte dy vite me pare. Prioriteti i pare kyc ne nuk konsiderojme kete Parlament se funksionon sic duhet. Prioriteti i dyte lidhet me miratimin e legjislacionit qe kerkon shumice te cilesuar. Njesoj mbi emerimin e Avokatit te Popullit dhe anetareve te Gjykates se Larte e asaj Kushtetuese qe kerkojne shumicen parlamentare. Duke shkuar ne prioritetin e 5-te kyc ate per garantimin e zgjedhjeve ne perputhje me standardet europiane e ato nderkombetare me lejoni te kthehem ne fund per kete nderhyrje mbi sjelljen dhe organizimin e zgjedhjeve - eshte shprehur ajo. Fidalgo e ka nisur me zgjedhjet deshtimin e vendit tone per te kuptuar me qarte pergjegjesine qe klasa politike ka ne kete drejtim. Sipas saj asnje prej prioriteteve qe i jane vene Shqiperise nuk eshte realizuar dhe kjo percakton edhe fatin e gares se integrimit qe per qeverine ka vlere te pakonvertueshme elektorale. Prioriteti kyc numer 7 korrupsioni ne gjyqesor mbetet shqetesim. Vijme tek prioriteti numer 8 qe lidhet me korrupsionin. Hetimet per rastet e korrupsionit nuk po bejne progres sic pritej. Kjo ben qe ne pergjithesi rastet e denimit per korrupsion te mbeten te uleta dhe korrupsioni mbetet shqetesim ne Shqiperi. Prioriteti kyc numer 9. Mendoj se lufta kunder trafikut te droges dhe trafikut te qenieve njerezore mbeten fusha shqetesuese. Per prioritetin kyc numer 10 mbi te drejtat e prones. Perseri realizojme se ka nje progres te vogel ne kete fushe - eshte shprehur ajo ne daten 9 qershor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›