E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: PS duhet të mbronte aleatët, lista me “të vrarë”

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi i ftuar dje në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në NEWS 24, deklaroi se “lista e kandidatëve për deputetë të PD-së është masakër, lista e PS-së ka edhe të vrarë”. 

Sipas tij “ka emra në listën e PS që janë në funksion të rilindjes së individit, por jo se janë simbole të Rilindjes”. Ai shtoi gjithashtu se “PS duhet të mbronte disa nga aleatët. Nëse do të ishte dëgjuar PSD nga PS, do ishte ndryshe. PS gaboi që përsëriti të njëjta kushte”, - tha Gjinushi.
(a.k/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›