E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: PSD-ja do të bashkohet me PS

E nëse në kampin e djathtë disa parti u bashkuan me Partinë Demokratike, tashmë kjo ka përfshirë edhe të majtën.

Skënder Gjinushi, kryetar i Partisë Social Demokrate, ka deklaruar se partia e tij do të shkrihet me partinë Socialiste.

"Patjetër që e majta ka nevojë për bashkim, pra konsolidimit, institucionalizimit të një bashkimi. Ju e dini qe PS-PSD kanë qenë vazhdimisht në këto terma, janë dy aleatët tradicionale, nuk u sollën tamam si të tilla në zgjedhjet e fundit, kështu që është një gjë për tu korrigjuar dhe kjo", ka deklaruar Gjinushi për mediat.

Pak ditë më parë, lëvizja G99 u bashkua me PS-në pas dështimit spektakolar që pat kjo lëvizje në zgjedhjet e shkuara, edhe pse pat shumë financime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›