E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, stuhia tropikale "Alex"´ përfshin Amerikën Qendrore

Njoftimi erdhi nga Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) me bazë në Majami, në juglindje të SHBA-së, sipas së cilës stuhia “Alex” po zhvendoset në brendësi të tokave në Belize.

Në orën 03:00 GMT, stuhia që shoqërohej me erëra të forta që arrinin deri në 95 kilometra në orë, u lokalizua 30 kilometra në veriperëndim të Belize City. Meteorologët parashikojnë që stuhia tropikale do të prekë edhe Gjirin e Meksikës sot në mbrëmje pasi të kalojë në gadishullin Jukatan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›