Gjinushi: Plotësuam oreksin e PS, do konkurrojmë për këshilltarë
30/03/2011 Lista e kandidatëve të koalicionit “Bashkë për të ardhmen”
Zyrtarizimi i listës së kandidatëve për kryetar bashkish e komunash në zgjedhjet e 8 majit ka nxjerrë qartazi pozicionin e partive aleate të Partisë Socialiste në këtë garë. Kështu, nisur nga vetë zonat e lira që kampi rozë u ka lënë aleatëve të tij, shihet se mbështetja kryesore kanë parti të tilla si PDK-ja dhe ajo jashtë koalicionit “Bashkë për të ardhmen”, PBDNJ-ja. Ndërkohë që një nga aleatët më besnikë dhe më të palëkundur të PS-së, siç janë socialdemokratët, nuk kanë qenë “të preferuarit” e lidershipit socialist, të paktën në këtë nivel të parë marrëveshjeje, sa i takon mbështetjes direkte në konkurrimin për kryetar bashkie apo komune. Megjithatë, gjatë një prononcimi për gazetën, kreu socialist demokrat, Skënder Gjinushi, sqaroi jo vetëm qëndrimin e partisë që ai drejton, por nga ana tjetër ai shprehu bindjen se kjo garë do të tregojë forcën reale në elektorat të PSD-së. Kështu, duke anashkaluar sqarimin në mënyrë konkrete mbi zonat e lëna të lira nga PS-ja për PSD-në, Gjinushi bëri me dije se kjo forcë politike do të konkurrojë vetëm për këshilltarë komunash dhe bashkish në zgjedhjet lokale. “Partitë e mëdha kanë tendencën të tërheqin nga vetja. Megjithatë, ne nuk e kemi pasur këtë qëllim në vetvete dhe meqë kryetarët lidhen më drejtpërdrejtë me karrigen dhe populli thotë që partitë luftojnë për karrige, atëherë ne këtë radhë po luftojmë më shumë për këshilltarë, të cilët i kanë karriget në seri, jo kështu personale”, vuri në dukje Gjinushi. Njëkohësisht, në vlerësimin e kreut socialdemokrat toleranca e treguar nga PSD për vendimet e marra nga PS ka ardhur si pasojë e vizionit që ka partia e tij lidhur me luftën që duhet të zhvillojë opozita kundrejt kundërshtarit të saj. “Kështu u vendos. Ne do bëjmë lojën tonë, do bëjmë fushatën tonë për të rritur përfaqësimin e PSD, sepse zgjedhjet lokale këtë radhë kanë një konotacion të qartë politik. Janë preludi për të kaluar në zgjedhje të parakohshme. PSD zgjedhjet lokale i shikon vetëm si një trampolinë për të kaluar në zgjedhje të parakohshme, sepse as pushteti lokal as ai qendror nuk mund të funksionojnë me këtë qeveri. Meqë kemi këtë qëndrim, i kemi hapur rrugë orekseve të PS-së për kryetar komunash dhe bashkish”, u shpreh Gjinushi. Sipas tij, lënia e një sërë zonave të lira PDK-së nga PS është një strategji e ngjashme me atë që po bën PD me LSI-në. Por në këtë rast, PDK-ja është një parti e cila ndryshe nga LSI i është bashkuar kampit të majtë që më herët, duke synuar që në këtë garë të marrë votat e të elektoratit të djathtë të zhgënjyer nga qeverisja aktuale.
Aleatët e PS-së
Partia Demokracia Sociale
Bashkia Roskovec
Albert Tafa
Komuna Farkë
Besim Ruçi
Komuna Gjinar
Gani Hidaj
Partia Demokristiane
Bashkia Fushë Arrëz
Nikolin Bardhoku
Komuna Velipojë
Pashko Ujka
Komuna Kthellë
Tom Lleshi
Komuna SHëngjin
Salvador Kaçaj
omuna SHënkoll
Bardhok Prenga
Komuna ULËZ
Adriet Gjeci
Komuna Lukovë
Enver Leka