Vritet në mes të qytetit 20-vjeçari nga Durrësi
30/03/2011 Viktima Arbër Bardhi
Është qëlluar disa herë me armë zjarri në mes të sheshit para një qendre tregtare në Durrës 20-vjeçaqri Arbër Bardhi. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Durrësit në orët e vona të mbrëmjes, ndërkohë që policia ka shoqëruar disa persona dhe ka marrë në pyetje dhjetëra të tjerë lidhur me ngjarjen e rëndë. Krimi është kryer rreth orës 21.05 në lagjen numër 4, në një nga rrugët kryesore në Durrës. Viktima është identifikuar menjëherë nga policia, e cila në deklarimet e saj zyrtare ka bërë të qartë se 20-vjeçari ka qenë person me precedent penal. Nga të dhënat zyrtare të policisë thuhet se Arbër Bardhi 20 vjeç lindur e banues në lagjen numër 5 është vrarë me disa të shtëna pistolete. Mendohet se kemi të bëjmë me një krim të paramenduar dhe të detajuar, pasi vrasësit kanë zgjedhur motin me shi për të humbur gjurmët. Banorët e lagjes kanë thënë për policinë se kanë dëgjuar disa të shtëna dhe disa minuta më pas është mësuar edhe emri i të vrarit, i cili është banor aty pranë. Sipas policisë, viktima po kthehej në shtëpi në kohën që ka rënë në pritën e organizuar së paku nga dy a më shumë persona. Bardhi ka mbetur i vdekur në vend pa i dhënë mundësi qytetarëve apo policisë për ta dërguar në spital në tentativë për dhënien e ndihmës së parë. Nga të dhënat e minutave të para pas krimit, thuhet se janë shoqëruar në polici disa persona, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur.