Gjinushi: "Presidenti” në Kushtetuese nëse s’arrihen 84 vota
TIRANË- Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi deklaroi dje, se zgjedhja e Presidentit varet nga kuorumi i deputetëve në Kuvend.
Gjatë një interviste televizive, Gjinushi tha se opozita do të jetë pjesë e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Gjinushi barazvlerëson votat e 2/3 të deputetëve për zgjedhjen e Presidentit, në raundet e para të votimit, me kuorumin e nevojshëm në sallën e Kuvendit, në momentin e votimit.
Sipas tij, nëse nuk arrihet ky kuorum, atëherë vihet në lëvizje Gjykata Kushtetuese për vendim. Kreu i PSD-së, njëherësh edhe ish-kryetar i Kuvendit ka kujtuar nenin e Kushtetutës, ku përcaktohet qartë se si zgjidhet Presidenti i Republikës, edhe pas ndryshimeve që iu bënë dokumentit themeltar në prill të vitit 2008-të.
Sipas Gjinushit, duhen respektuar të gjitha hapat që parashikon Kushtetuta, e që do të thotë patjetër edhe dakordësi me opozitën. Duke bërë një analizë të marrëdhënieve në kampin opozitar, kreu i socialdemokratëve shprehet kritik ndaj qëndrimit që Partia Socialiste po mban për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
(Shkrimi sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)