E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, Ahmetaj: Të kërkojmë ndihmë urgjente nga FMN

TIRANË- Në analizën për situ atën ekonomike të vitit 2011, Arben Ahmetaj, deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh anëtar i komisionit parlamentar të ekonomisë nënvizon se gjatë 12 muajve të shkuar kriza botërore u shfaq me tërë peshën e vet në ekonominë shqiptare, por ç’është edhe më e keqja ravijëzoi tendencat negative për vitin 2012 e më tej.

Sipas tij gjenden jashtë loje gjeneratorët tradicionalë të rritjes ekonomike, eksporti dhe konsumi i brendshëm, ndërkohë që klientelizmi qeveritar bashkë me arbitraritetin e nëpunësve të lartë e kanë vënë biznesin në një pozitë edhe më të vështirë.

Deputeti i majtë veçon edhe situatën problematike në sektorin energjetik si një prej përgjegjësve kryesorë të ngërçit ekonomik, por edhe të varfërimit të shqiptarëve.
(Shkrimi sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›