Matura, nxënësit mund të zgjedhin 3 lëndë me zgjedhje
TIRANË- Publikohen dy programet orientuese për provimin e maturës shtetërore të dy gjuhëve të para, përkatësisht Anglisht dhe Italisht.
Përzgjedhja e këtyre lëndëve u jep mundësi maturantëve që i njohin mirë këto gjuhë që të marrin nga 10 kredite kur ato i zgjedhin si gjuhë e huaj e parë.
Por nëse ata duhet të zgjedhin si lëndë me zgjedhje për maturën shtetërore dy gjuhë të huaja duhet që një gjuhë të jetë gjuhë e parë me 10 kredite ndërsa gjuha tjetër duhet të jetë gjuhë e huaj e dytë dhe ka 6 kredite. Këtë vit matura shtetërore ka pësuar një sërë ndryshimesh për arsye edhe të ndryshimeve që janë bërë në sistemin arsimor të shkollave të mesme.
Ndaj këtë vit maturantët kanë mundësi që të përzgjedhin 2 deri në 3 lëndë me zgjedhje ku numri total i krediteve të jetë jo më pak se 8 kredite, ata kandidat që duan më shumë kredite kanë mundësi që të përzgjedhin edhe një lëndë të tretë.
Gjatë gjithë viteve të shkollës supozohet që maturanti duhet të ketë grumbulluar rreth 90 kredite në total, për t'u drejtuar më pas dyerve të fakulteteve ku synojnë të studiojnë. Në diplomën e çdo maturanti do të figurojnë jo vetëm notat, por edhe pikët e krediteve që ka mbledhur secili nxënës.
Maturantët e shkollave artistike kanë të drejtë të zgjedhin vetëm njërën nga lëndët: Histori muzike, Harmoni, Histori arti, Anatomi dhe Histori baleti. Nga ana tjetër, maturantët e shkollave profesionale kanë të drejtë të zgjedhin lëndën "Teori profesionale", si një ndër lëndët me zgjedhje.
(Gazeta Shqiptare publikon programet orientuese të Anglishtes dhe Italishtes)
(el.me/BalkanWeb)