Gjinushi: Protesta e LSI, loje e Metes me Berishen
Vetem 2 dite pas protestes maratone nga Gerdeci ne sheshin "Skenderbej" ne nder te viktimave te tragjedise se Gerdecit, kreu i PSD, Gjinushi ka sulmuar politiken e kreut te LSI-se Meta, duke e krahasuar me ate te kryeministrit Berisha. Dy dite pas protestes maratone nga Gerdeci ne sheshin "Skenderbej", qe u organizua per nder te viktimave te tragjedise se 15 marsit, kreu i PSD-se Skender Gjinushi, ka sulmuar serish politiken e kreut te LSI-se Ilir Meta, duke e krahasuar me ate te kryeministrit Berisha. "LSI-ja, perndryshe loja e Saliut me Ilirin, u desh te bente nje sfide, e beri sfiden, krijoi dy sheshe, por njeri plot e tjetri bosh. Dhe qytetaret vajten atje ku protestohej dhe nuk shkuan atje ku behej sikur protestohej" tha kreu i PSD-se Gjinushi. Ne konferencen kombetare te partise ne njesine bashkiake numer 7, Gjinushi theksoi se mitingu i PS-se dhe aleatet, ishte tregues se tashme shqiptaret, e kane bere zgjedhjen e tyre. "Shumica e shqiptareve kerkon ndryshim, shumica e kryeqytetasve kerkon ndryshim dhe ky ndryshim do te na vije me zgjedhjet e qershorit 2009. Kjo tregoi gjithashtu pozicionimin e qarte te Partise Socialdemokrate, qe eshte pjese e ketij bashkimi te ri. Mitingu i te dieles tregoi gjithashtu se kush eshte opozita e vertete" theksoi nder te tjera Skender Gjinushi gjate fjales se tij.