E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Bojkoti, heret per te folur

Denis Dedej

"Eshte shume heret per te folur per cfare duhet bere ne rast se situata behet pa rrugedalje dhe eshte koha maksimale per te folur per cka duhet bere, qe situata te mos behet pa rrugedalje". Kjo ka qene pergjigjia e kryetarit socialist Rama, ne lidhje me interesimin e gazetareve nese do te bojkotoje PS zgjedhjet ne rast se situata eshte pa rrugedalje.

Kryetari i PS, Edi Rama, ka kritikuar dje qeverine per paaftesi ne menaxhimin e zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te 28 qershorit. Gjate takimit me perfaqesuesit e ODHIR, ai shprehu shqetesimin ne rritje per procesin e pajisjes se qytetareve e qytetareve me karta identiteti. "Te gjitha te dhenat jane dekurajuese dhe po behen deshperuese dhe per fat te keq, qeveria vazhdon te tregoje paaftesi dhe mbi te gjitha papergjegjshmeri per kete proces, ku ka mbetur shume pak kohe, nderkohe qe jane miliona ata, qe sot e gjithe diten nuk e kane karten e identitetit dhe as nuk kane aplikuar per kete", deklaroi Rama pas takimit. Per te, ajo qe eshte me shqetesuese ka te beje me kontingjentin e qytetareve dhe qytetareve, qe nuk kane as pasaporte dhe qe perbejne ne pjesen derrmuese shtresen me te varfer te popullsise, qe e ka te pamundur te perballoje koston e kartes se identitet dhe qe nderkohe eshte teresisht jashte procesit. "Ne qofte se ata qindra-mijera qytetare e qytetare, qe nuk kane pasaporte dhe neser nuk do te kene as karten e identitetit, keto nuk mund te quhen me zgjedhje te lira e te ndershme, qe zhvillohen ne Evrope pa elemente te tille", shprehu shqetesimin kryetari i partise me te madhe ne opozite. Nga ana tjeter, ai vleresoi se eshte hasur ne menyre te vazhdueshme me te dhena mjaft kuptimplota te paaftesise dhe papergjegjshmerise, qe po krijojne nje terren, i cili po perhapet me shpejtesi ne nje hapesire per spekulime dhe manipulime te mundshme. "Komisionin "Ad Hoc" ne e propozuam si nje instrument transparence, qe i jep mundesi te zgjedhurve te popullit, qe te kene akses te drejtperdrejte dhe te shpejte ne informacion, lidhur me kete proces dhe njekohesisht krijon nje filter per te gjithe problematiken e procesit", tha lideri socialist. Por sipas tij, ky komision nuk ka asnje fuqi te vecante mbi procesin, i cili eshte teresisht ne duart e qeverise, pasi eshte qeveria ajo qe duhet ta udheheqe dhe ta garantoj kete proces. "Qeveria eshte pergjegjesja kryesore per zgjedhjet parlamentare", theksoi Rama, duke nenvizuar se aplikimi per karta eshte ne nivele alarmante dhe situata, sa vjen e po behet me dramatike. Sipas tij, qeveria s'po garanton nje proces zgjedhor me standarde nderkombetare. "Do te bejme nje propozim konkret dhe publik, per t'i dhene nje tjeter shans procesit, me shpresen qe qeveria nuk do te fshihet kokefortesisht pas shifrave qe tregojne, se procesi po shkon drejt deshtimit dhe nuk do te qendroje kokefortesisht ne pozicionin qe e karakterizon sa here qe duhet te perballet me deshtimin, apo pragdeshtimin e vet", beri te ditur Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›