Gjinushi: Qeveria teknike garanton integrimin ne BE
Fatjona Mejdini
Shqiperia i afrohet Bashkimit Evropian vetem nese ne vend formohet nje qeveri teknike me baze te gjere. Ky eshte propozimi qe hodhi diten e djeshme kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi. Perfaqesuesit i opozites shpjegoi se qeveria teknike i nevojitet vendit per me shume konsensus mes forcave politike, ne menyre qe te kaloheshin pa pengesa ligjet e rendesishme qe kerkohen per integrimin e metejshem ne Bashkimin Evropian dhe procesin e liberalizimit te vizave mes Shqiperise dhe BE. Aleati me i ngushte i kreut socialist Rama dhe vete PS dhe gjate zgjedhjeve te 28 qershorit, shpjegon se kjo qeveri do te sherbente vetem per kryerjen e ketyre reformave shume te rendesishme per vendin dhe do e pergatiste gjithashtu Shqiperine per zgjedhje te parakohshme. "Sikur sot te shpallet nje qeveri e perbashket me bashkeqeverisje, me nje qeveri teknike per ta cuar vendin ne zgjedhje te parakohshme, me reformat e kryera ne menyre konsensuale zgjedhore dhe ne drejtesi, vecanerisht, atehere menjehere do te hiqeshin vizat per shqiptaret dhe menjehere do te merrej statusi i vendit kandidat", theksoi Skender Gjinushi, ne nje prononcim per mediat. Partia Socialdemokrate, e cila drejtohet nga Gjinushi, ishte pjese e koalicionit te majte pergjate zgjedhjeve te qershorit, por nuk arriti te perfaqesohej me deputet ne parlamentin e ri te vendit. Kryetari i kesaj partie te themeluar ne fillimin e viteve 1990 nuk arriti dot ta klasifikonte partine e tij ne parlamentare, ndonese qe prej krijimit kjo parti ka qene pjese e Kuvendit dhe per me teper vete Gjinushi, ka qene deputet ne te gjitha legjislaturat, perjashtuar ate te viteve 1996-1997. Por pavaresisht, mosperfaqesimit parlamentar, partia e drejtuar prej tij ka vazhduar te mbeshtese linjen zyrtare opozitare te Partise Socialiste dhe kryetarit te kesaj partie, Edi Rama. Ashtu si edhe kryetari i selise roze, Gjinushi ka theksuar se zgjedhjet e 28 qershorit u manipuluan nga ana e mazhorances dhe po keshtu ka kundershtuar ashper edhe formimin e koalicionit te ri qeverises mes Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim, te drejtuar nga Meta. Sipas Gjinushit, ky koalicion nuk mund te jete jetegjate per shkak te papajtueshmerive te medha qe kane keto parti dhe ne vend te nje koalicioni qeverises, kryetari i PSD-se ka rekomanduar nje qeveri teknike me perfaqesim te gjere, ku te gjitha partite politike te marrin pjese dhe te jete me mandat te perkohshem..