Te vegjlit: Kodi duhet te ndryshoje
Debati per Kodin Zgjedhor do te shoqeroje Parlamentin e ardhshem. Sistemi i ri zgjedhor ka shfaqur pakenaqesi te madhe tek partite e vogla, te cilat u demtuan me shume se te gjithe ne keto zgjedhje parlamentare. Shumica e partive, te cilat kishin perfaqesim ne parlament, tashme nuk e kane nje te tille. Per kete gje, ato fajesojne Kodin Zgjedhor dhe nevojen per ta ndryshuar ate. Nga ana tjeter, produkti i sistemit te ri zgjedhor ka nxjerre nje parlament me diference shume te ngushte ndermjet dy partive te medha. Kjo do te thote qe per ndryshime ne Kushtetute eshte e nevojshme konsensusi i Partise Demokratike dhe Partise Socialiste. Perpara fillimit te sesionit te ri parlament, partite e vogla kane hedhur propozimet e para konkrete per ndryshimet qe do te mund te pesoje Kodi Zgjedhor. Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi dje per mediat se nje sistem proporcional qofte ky edhe rajonal i ndare ndoshta ne 7 qarqe me nga 20 deputete per qark, per te mos krijuar disporporcione mes qarqeve do te ishte me mire, sepse do te kishte nje shperndarje me te mire gjeografike dhe do te kishte nje gare me te ndershme mes subjekteve. "Por gjithashtu do te jepte mundesi njerezve brenda partive politike qe ta ndertojne karrieren e tyre jo ne baze te preferencave te kryetarit te partise, por asaj qe besojne qytetaret se ata mund te japin ne Kuvendin e Shqiperise dhe ne jeten politike te vendit", vleresoi Mediu. Ndersa edhe partia e cila per here te pare perfaqesohet ne parlamentin e Shqiperise, ajo per Drejtesi dhe Integrim, qe drejtohet nga Tahir Muhedini, nje parti e cila ka qene me e favorizuara nga sistemi proporcional rajonal, kerkon qe kodi te ndryshoje. "Kodi paraqitur probleme ne fazen e numerimit te votave kjo duhet te rregullohet", vlereson Muhedini, gjate nje komunikimi te djeshem me mediat. Nje parti tjeter qe ka kontestuar qe prej fillimit kete Kod elektoral eshte Levizja Socialiste per Integrim, qe megjithese deputetet e saj hyne ne greve urie, nuk u moren parasysh pakenaqesite e tyre per keto ndryshime. Ndersa tanime, pas zgjedhjeve te 28 qershorit, lideri i LSI, Ilir Meta, ka theksuar nevojen per ndryshime ne drejtim te administrimit te votave dhe duhet te rishikohet formula e cila ben perllogaritjen e mandateve te deputeteve. Ne kete kontekst kane qene te gjitha partite politike ato qe kane kerkuar ndryshime ne Kod. Sepse sipas tyre, ai penalizon dhe nxjerr jashte politikes te vegjlit, te cilet kane qene pjese e Parlamentit qe ne hapjen e pluralizmit, nderkohe qe tashme e gjejne veten jashte legjislativit. Nga ana tjeter Partia Demokratike eshte shprehur e hapur per mundesine e ndryshimeve ne Kod. Nga Partia Socialiste ende nuk ka nje qendrim apo qofte dhe nje pergjigje ndaj aleateve opozitare qe gjithashtu kerkojne ndryshimin e Kodit. Percaktuese per ndryshimin e Kodit Zgjedhor eshte Partia Socialiste me 65 votat e saj ne parlament.
NDRYSHIMET
Produkti i sistemit te ri zgjedhor ka nxjerre nje parlament me diference shume te ngushte ndermjet dy partive te medha. Kjo do te thote qe per ndryshime ne Kushtetute eshte e nevojshme konsensusi i Partise Demokratike dhe Partise Socialiste.
Islami: "Ky sistem favorizon te majten"
Sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne Partine Socialiste, Kastriot Islami, ka deklaruar para pak kohesh se humbja e socialiste nuk ndodhi per shkak te sistemit zgjedhor. "Ky sistem, ne nje menyre ose ne nje tjeter, duke pasur parasysh perberjen e elektoratit shqiptar, e favorizon te majten shqiptare", sqaroi Islami. Sipas tij, aty ka parasysh nje te majte te bashkuar: PS-ne, koalicionin e saj dhe koalicionin e LSI-se, por jo nje te majte te percare dhe ky sistem favorizon nje te majte te bashkuar. Ai tha se kjo eshte eshte arsyeja kryesore pse e majta nuk arriti te kete shumicen ne Parlamentin shqiptar dhe e dyta te krijoje nje koalicion qeverises. Megjithese, sipas eksperteve sistemi favorizon mazhorancen ne pushtet.
Berisha: "Jemi pro ndryshimit te Kodit"
Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, eshte pozicionuar pro ndryshimit te Kodit Zgjedhor, pas kerkesave te aleateve te tij. Por njekohesisht, ai ka rikujtuar se ndryshimet ne Kodin Zgjedhor duhen bere edhe me konsensusin e Partise Socialiste, pasi mazhoranca nuk i ka votat e nevojshme per te bere ndryshimet e kerkuara. Nga ana tjeter ai mbeshteti propozimet e Levizjes Socialiste per Integrim, aleatit me te ri qeverises dhe me formimin e parlamentit te ri do te ndiqet rruga ligjore per te marre hapin per ndryshimet. Partia Demokratike sebashku me aleatet kane ne parlamentin e ri vetem 74 deputete, nga 84 qe jane te nevojshem, qe do te thote konsensusi i padiskutueshem i Partise Socialiste.
Sistemi zgjedhor, ndryshimi klon nga Kushtetuta e vendit
Mbeshtetjen per ndryshimet ne Kodin e ri zgjedhor e kane kerkuar dhe Partia Demokracia Sociale, Partia Demokristiane, LZHK dhe Partia Aleanca Demokratike. Ka qene kryetari i PDS, Paskal Milo ai qe ka kerkuar qe ne fillim ndryshimin e Kodit, duke paralajmeruar se nuk ka nje perfaqesim real ne Kuvend me sistemin zgjedhor proporcional rajonal. Ai ka kerkuar me insistim qe te korrigjohet nje sistem i tille, duke u shprehur pro. Ne te njejten linje kane qene dhe demokristianet e Ndokes, te cilet e ndjejne veten te penalizuar nga ky sistem i vendosur nga ana e dy partive te medha. Por dhe Shehi i LZHK u shpreh qarte se ky sistem ishte bere vetem per te favorizuar partite e medha. Qendrim, te cilin e ka mbajtur dhe Presidenti i PAD, Ceka. Por megjithese mund te ekzistoje vullneti per ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ajo qw duhet ndryshuar dhe qe kerkon votat e 94 deputeteve, eshte Kushtetuta, ne te cilin eshte fiksuar sistemi zgjedhor proporcional rajonal. Ku nevojiten patjeter votat e socialisteve.