Partite me sistem Konfederate, Gjinushi e Godo iniciatoret
Kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi ne menyre te perseritur ka theksuar se partite e majta ne vend duhet te behen pjese e nje konfederate te perbashket. Ky qendrim i Gjinushit eshte perseritur edhe perpara zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare, por nuk ka gjetur vullnetin e duhur mes perfaqesuesve te Partise Socialiste. Por eshte kundershtuar edhe nga ana e kryetarit te LSI, Ilir Meta. Te njejten skeme ne kampin e djathte e ka paraqitur edhe presidenti i nderit te partise Republikane, Sabri Godo. Ashtu si ne rastin e te majtes, edhe e djathta duket se nuk eshte e gatshme per nje forme te tille bashkepunimi me aleatet.