E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ana e erret e perkushtimit ndaj ardhmerise

"Ne nje te ardhme me te larget ne te gjithe do te jemi te vdekur". Kjo thenie vjen nga nje prej ekonomisteve me te famshem te te gjitha koherave - John Maynard Keynes, babait te Makroekonomise, i cili ne oret me te erreta te Tkurrjes se Madhe Ekonomike ("Great Depression") te viteve te '30 kishte propozuar idene monumentale qe ne kokat e rojtareve te interesit publik te pezullohet ardhmeria ne ekonomi ne emer te se tashmes. Konteksti ne te cilin Keynes fliste kishte te bente me idene se politikat ekonomike ne kohe krizash nuk kane kuptim nese ato i adresojne problemet afatgjate. Me fjale te tjera, kur koherat e keqija trokasin ne dyert tona, atehere ata qe jane ne krye te ekonomise duhet te merren me problemet aktuale, sepse ne nje te ardhme te larget askush nga ne nuk do te jete gjalle. Keynes ishte kritikuar ashper per kete thenie nen akuzen se ai po e neglizhonte ardhmerine e gjeneratave te reja dhe femijeve ne emer te politikave shkurtpamese qe merreshin vetem me te tashmen. Megjithate, logjika e Keynes ne kete aspekt kishte nje intuite te forte ekonomike dhe, perkunder problemeve te metodologjise se aplikimit, kjo politike ishte zbatuar nga shume vende per gati cdo krize ekonomike e financiare - perfshire edhe te tashmen - qe nga ditet e Tkurrjes se Madhe ne viteve e 30'ta. Bazuar ne kete perspektive, ne kohe krizash shteti i pezullon te gjitha planet ekonomike afatgjate, e ule kamaten e kredimarrjes per te stimuluar aktivitet ekonomik, e ule tatimin mbi bizneset, i redukton kursimet shteterore, dhe iu pervishet problemeve te perditshme qe e rendojne popullaten. Probleme te tilla perfshijne humbjen e pakontrolluar te vendeve te punes per mijera njerez, deshtimin e shpejte dhe te shpeshte te bizneseve, humbjen e investimeve private, inflacionin, renien e prodhimtarise, volumit te tregtise si dhe mekjen e pergjithshme te disponimit te aktoreve te rendesishem ekonomik, sic jane konsumatoret. Kriza e tanishme ekonomike qe ka kapluar nje pjese te botes karakterizohet prej shumices se ketyre elementeve. Ashtu sic edhe ishte pritur, shumica e vendeve te perfshira ne kete tollovi kishin pergatitur, ne nje forme ose tjeter, pako ekonomike emergjente qe tentojne t'i zbusin efektet negative te ketij uragani ekonomik. Se cilat nga keto vende do te jene me te suksesshme dhe cilat do te lengojne me gjate ne kete stagnim ekonomik, mbetet te shihet dhe varet shume nga struktura, diversiteti dhe sofistikimi ekonomik, thellesia e krizes, madhesia e vendit, si dhe nje mori faktoresh te tjere. Megjithese kriza e tanishme rrjedh nga nje rrjet i komplikuar i manovrimit te instrumenteve financiare qe kishte filluar ne SHBA, ekonomite e integruara nderkombetarisht ishin goditur te parat dhe si te tilla ato i kishin ndier efektet e tkurrjes ekonomike ne menyren me te rende. Vendet e tjera me pak te integruara, qofshin edhe ato te vogla, sikur qe eshte Kosova, nuk ishin goditur direkt, mirepo kriza vjen duke u demonstruar ne sektore te tjere te ekonomise pasi qe renia ne menyre graduale percon efektin e plote zinxhiror neper gjithe sektoret e ekonomise. Ne nje vend si Kosova, kriza mund te ndihet permes rritjes se papunesise ne sektoret qe dominojne rrafshin ekonomik, sic jane sektoret e bujqesise, ndertimtarise, si dhe sherbimeve ne industrine e ushqimit e hotelerise brenda dhe jashte vendit ku, ne keta te fundit, eshte e punesuar nje pjese e konsiderueshme e diaspores. Nderlidhshmeria e tille ekonomike demonstrohet me stagnimin e investimeve, deshtimin e bizneseve si dhe ngritjen e papunesise pergjate sektoreve te ndryshem te ekonomise qe ne siperfaqe nuk duket te jene domosdoshmerisht te aferta me zonat kryesore te krizes. Ky eshte nje prej momenteve klasike qe e karakterizon thellimin e krizave ekonomike. Deshtimi i bankave dhe institucioneve te tilla financiare eshte sikur rete e para te zeza qe mblidhen mbi qiell, derisa mbyllja zinxhirore e bizneseve dhe rritja e shpejte e papunesise, si dhe shperndarja e panikut, jane shenja vendimtare se stuhia ka filluar kahere. Ne kete kontekst, eshte disi e paqarte se cfare mund te beje nje vend i vogel dhe i brishte si Kosova per ta ndaluar demonstrimin e ketyre efekteve negative ne formen me te keqe. Megjithate, vendi mund ta ndryshoje qasjen ndaj krizes me ane te ndryshimit te konceptit ekzistues karshi investimeve publike kapitale. Per momentin, shteti duket t'i kete ngaterruar prioritetet dhe, me ose pa dashje, po e neglizhon krizen. Deshmia me e mire per kete eshte preokupimi me probleme grandioze. Edhe pse thelbesore ne nje afat me te gjate per zhvillimin e vendit, investimet e medha kapitale ne infrastrukture duke perdorur buxhetin operues jane shenja se shteti i ri ka probleme serioze ne identifikimin e prioriteteve karshi kesaj krize. Problemet qe ky shtet nuk arrin t'i adresoje kane te bejne me krijimin e kushteve qe i shtyjne bizneset e sapohapura (kryesisht te vogla) te deshtojne brenda vitit ne nje perqindje alarmante. Ky fenomen i deshtimit kaq te shpeshte te bizneseve eshte indikator se tregu i brendshem financiar kosovar, sado i padefinuar, ne faza primitive dhe kaotik, ka kaluar ne nje shteg te ngurtesuar ku sigurimi i financimit te projekteve ne sektorin privat ose eshte bere i pamundur, ose kamata e kredimarrjes ne institucionet financiare eshte jashte cdo norme normale. Rezultati i nje situate te tille eshte ai i pamundesise se bizneseve per t'i kryer obligimet financiare ndaj kredidhenesve te tyre, qe ka per pasoje mbylljen e bizneseve dhe rritjen e interesit nga ana e institucioneve financiare. Dhe, perderisa vendi merret me projekte madhore qe nuk i adresojne problemet e tanishme, situata e krijuar momentale kurorezohet me rritje te papunesise, ngrirje te investimeve dhe thellim te varferise. Qeveria e Kosoves duhet qe ne menyre themelore ta riorganizoje kete qasje. Institucionet duhet te mendojne per njerezit sikur Agimi atje diku ne thellesite e ekonomise se Kosoves, i cili vetem sa i ka vere drynin dyqanit te tij modest, apo Burimi qe vetem sa ka humbur punen sezonale ne shtrimin e nje rruge lokale. Qe te dy kane filluar t'i kalojne netet pa gjume nga pasiguria dhe frika se kah t'ia mbajne, si te pergatiten per stinen e ftofte, ku te drejtohen per ndihme dhe si t'i dergojne femijet e tyre ne shkolle pas me pak se dy jave. Keto dy raste nuk jane vetem pjelle e imagjinates. Keta njerez ekzistojne, kane femije, familje, enderrojne sikur une e ti per ardhmerine e tyre, kane besuar ne shtetin e ri dhe kane lojalitet ndaj tij, por ky vend eshte duke i braktisur ata dhe mijera njerez te tille per ura grandioze qe i bashkojne dy brigje qe nuk ekzistojne.

Vendit te varfer te Agimit e Burimit nuk i duhen aq shume ura te tilla betoni, atij i duhen me shume ura qe lidhin njerezit ne krye te institucioneve me njerezit ne thellesi te nje realiteti te erret ekonomik, sepse, ne fund te fundit, keto jane urat qe lidhin brigjet e se tashmes se veshtire me ate te nje te ardhme te panjohur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›