Gjinushi Ramizin e pengonte Nexhmija per pluralizmin
Ne nje interviste dhene gazetarit Blendi Fevziu ne emisionin Opinion ne Tv Klan Skender Gjinushi flet per transformimet politike ne fillim te viteve 90. Ne kete interviste ish-ministri i Arsimit nga vitit 1987 deri ne 1991 flet per rrymat brenda Partise se Punes para pluralizmit politik levizjen e dhjetorit si dhe rrezimin e bustit te diktatorit Hoxha ne qender te Tiranes.
Ne kuader te intervistave me aktoret qe kane dominuar ne postdiktaturen shqiptare ne kuader te 20-vjetorit te ndryshimeve ne Shqiperi pak me heret ne kohe si erdhet ne krye te Ministrise se Arsimit ne vitin 1987 Kush ju zgjodhi dhe ju propozoi Ju nuk ishit pjese e strukturave te Partise se Punes ne ate kohe ishit anetar partie por jo i strukturave drejtuese...
Karriera ime atehere ka qene e thjeshte. Kam mbaruar ne vitin 1973 kam bere doktoraturen ne vitet 1973-1977 ne France pastaj kam ardhur ketu. Pra gjithe periudhen deri ne vitin 1987 kam qene pedagog ne universitet.
Thjesht pedagog
Thjesht pedagog.
Anetar i Partise se Punes
Anetar jam bere ne vitin 1986. Pra viti 1987 eshte viti i pare pasi isha bere anetar partie sa ishte mbaruar stazhi. Nje shenje qe sigurisht qe isha nder emrat e lakuar me kishin zgjedhur pa ditur ne nje forum ne Keshillin e Frontit Demokratik ku ishte dhe Ismail Kadareja Dritero Agolli pra kishte disa prurje.
A ka pasur dore ne ate qe u quajt ngritja e grupit qe vinte nga Shkencat e Natyres ne politike bashkeshortja e Ramiz Alise
Sigurisht qe Shkencat e Natyres duhet pranuar qe kane qene ne kete drejtim. Kane nxjerre rektore dekane sepse ishte matematika dhe fizika ka nxjerre kuader ne pergjithesi. shte vendi ku provohet aftesia qe do te thote se nuk shkon me mik si ne shkencat sociale ku mund te cash me metoda te tjera. Pra nuk eshte ndonje cudi apo e papritur. E dyta dihet qe per arsimin sidomos ne ate periudhe ishte periudha qe duhej te modernizohej te pakten matematika kishte filluar nje tentative dhe rrjedhimisht do te preferohej nje i shkencave te natyres madje keshtu eshte servirur. Me pas keshtu me njohje si te thuash per te kerkuar gjithmone kur kerkohet do te behet nje emerim. Ai qe ka ne dore konsultohet per emrat se kush jane tek shkencat te fizikes matematikes kimise etj.
Mund te jene konsultuar dhe ne familjen e zotit Alia
Nuk perjashtohet.
Zoti Gjinushi ne vitin 1987 kur ju hyte ne politike si anetar i kabinetit qeveritar a ishte e ndare klasa politike shqiptare ne konservatore dhe liberale
Kjo per mua ishte eksperienca e pare. Por nga ajo qe filluam te ndjejme rruges po.
Filloi te ndihej
Patjeter qe filloi te ndihej sic ndihej ne shoqeri dhe vecanerisht qe ne kemi ndermarre nje reforme ne arsim qe per kohen ishte e guximshme dhe thelbesore. Ishte nje reforme sepse hynte ne permbajtje cideologjizimi dhe ishte hera e pare. Ne ate periudhe flitej per revolucionarizim te shkolles. Ndersa reforma nuk quhej reforme sepse ishte e ndaluar. shte perdorur per modernizimin e shkolles ne nje kohe kur fjala moderne nuk lejohej as per pantallonat apo tek floket domethene tek gjerat dytesore e jo me atje ku ishte.
fare kishte ai regjim me modernen dhe reformen ne pergjithesi
Ne vleresojme se ketu eshte kontributi yne i pare qe u imponua pikerisht kjo dhe atje kemi pasur rastin ne kolegjium qe te shohim njerez qe kapeshin edhe tek fjala moderne. Pse themi modernizim Modernia eshte dekadente. Deri edhe tek pyetjet provokative.
Qe vinin kryesisht nga
Qe vinin nga pjesa me konservatore.
Cila ishte pjesa me konservatore brenda Partise se Punes
Ne ate kohe flitej gjithmone qe Ramiz Alia pengohej nga Nexhmije Hoxha. Pastaj se sa ishte ndarja reale brenda kuptohet qe puna ne byro ka qene gjithnje e mbyllur. Ne kuptimin nuk ka qene as qeveria ne dijeni ne aspektin politik dhe se si ishin rrymat reale. Por bindja ime ka qene qe ne cdo rast Ramizi mund ta kontrollonte me me kuraje.
fare kuptonit ju me ndryshime ne ate kohe
Hapjen. Ishte e qarte qe Shqiperia duhet te pershtatej tashme.
Duke e ruajtur Partine e Punes
Jo. Deri ne ate kohe ne nuk kishim krijuar ndonje grup qe te flisnim tamam. Nuk na kishte lene njeri qe te flisnim se cfare ndryshimesh duheshin bere. Kishte zera qe vinin kur u zgjodh Ramiz Alia te tere besonin se do te kishte ndryshime. Kishte nje shprese. Ishte opinion i tere.
U zhgenjye si shprese
Ne nje mase po. Pikerisht ne cfare duhej ndryshuar dhe me cfare shpejtesie duhet te ishte ndryshuar. Ne kete aspekt nuk ka diferenca.
E keni ndier kete frike gjate vitit 1991 tek Alia
Atje e kemi ndier. Madje edhe ne se eshte diskutuar tashme se pluralizmi do te vinte nga poshte dhe nga lart. Pozitivja eshte se kur vjen nga lart vjen me me pak tension. Pozitivja tjeter eshte qe ne Shqiperi erdhi keshtu nga studente dhe intelektuale qe eshte pjesa qe nuk i takon as pjeses se permbysur pra as pjeses se shtypur por eshte pjese e intelektualeve qe duan te rene qe nuk duan me lufte klasash qe nuk duan qe ti luftosh me per biografi dhe qe e duan Shqiperine si Europa qe shprehej fare thjesht. E verteta eshte qe partite e para u krijuan te gjitha me pedagoge. Po te marresh kryesine e PS-se kryesine e PD-se kryesine e PSD-se nuk e di se kush jane dallimet. Kjo ben jo sic ndodhi fatkeqesisht me mbrapa qe pluralizmi te vinte natyrshem real e me mend dhe pa tensionime apo perplasje qe mund te priteshin. Jo si ndodhi me vone.
Naten e 8 dhjetorit ne Qytetin Studenti filluan protestat e para rreth ores 2100 te mbremjes...
Nisen qe ne dreke.
Cilat ishin kerkesat e para
Aty filluan qe te flisnin. Jo po ne e mbrojme Ramiz Aline jemi kunder merimanges.
Per Nexhmije Hoxhen
Po dhe shkojme tek sheshi. Une i thashe qe me mire te rrime tek sheshi ketu se sa te sheshi Skenderbej poshte.
Cilet njohet ju nga studentet me te cilet negociuat
Ai qe ka kontaktuar pervec dy te matematikes qe i njihja nje vajze dhe nje tjetri ishte Azemi me megafon.
Kush e dha urdhrin per te goditur studentet
Po kush ka qene atje. Ajo ishte cudia jone qe hyn tek ato enigmat e vogla marifetet. Pas takimit u la takim tjeter pritej qetesimi i situates. Dhuna u be per nje pistolete. Se cfare lidhjeje ka humbja e pistoletes me dhunen se kuptoj.
Me pas u terhoqen studentet
Me pas iken. Ate nate u mor Saliu ndoshta se pati disa te demtuar.
Ju u takuat me Ramiz Aline pas kesaj ngjarjeje
Jo as te nesermen. Sepse te nesermen nuk dolen ne mesim edhe pse ishte e diel ishte dite mesimi. U lajmerua se jane grumbulluar prape.
Kishte deshire per ta zgjidhur problemin apo donin vetem ta fashisnin
shte e veshtire te kuptosh se sa leshon halli.
Per dhune a kishte vendim per ti shperndare
Aty u fol se shikoni se pjesa konservatore kemi presion te madh nga gjithe organizatat. Atehere une i them qe kishte ndodhur ne nje organizate qe shiko ti shtypim keta qe kerkojne te permbysin deri me arme. Pas dhjete minutash ishte cuar per te ikur dhe i thone qe ku po shkon te marresh armen Jo- i tha ai- me erdhi ora e ilacit. Keshtu qe jo vetem qe eshte nje aventure por nuk ka as kellqe dhe as pas kapjes konservatore qe vertet mund ta qanin por duhet ta pranonin.
Ju shkuat te dielen ne mbremje tek studentet
Ne u nisem te dielen. Ne momentin qe u nisem Berishen e ka thirrur Xhelili prape lart. Aty eshte ajo pjesa qe me sa duket e tregojne vete ata qe kane folur me Ramizin etj. E pastaj iku me Benzin e Xhelilit para. Kur vajtem ne tek studentet ne darke ishte qetesi e madhe ne teresi e pazakonte. ova nje nga njerezit qe na shoqeronte per te pare se cu be doktori. Ai tha se eshte me studentet dhe po debatojne. Une nuk u perzjeva me. U kthyem mbrapsht na thane qe eshte lene nje proteste ne darke tek sheshi Skenderbej u be nje tentative. Te henen kam vajtur tek zyra e Ramiz Alise.
Cila ishte pergjigjja
Pergjigjja ishte Po takohemi njehere. Pastaj i tha Berishes Si i the ti ne takim Sali. Aty une e kujtova takimin e pare se cpyeti dhe thashe i ka thene se ndryshimet e koheve te fundit jane me te avancuara sesa psikologjia shoqerore. Berisha u pergjigj se atehere d.m.th. para tre muajsh ndersa tani ka ndryshuar situata. Aty e kuptova se prirja ishte per po pluralizem.
Ju shkuat pastaj se bashku tek studentet
Po shkuam pastaj te tre une Berisha dhe Lisieni.
Perse Ramiz Alia vendosi qe te shpallte pluralizmin politik perpara takimit me studentet
Normal ai po e kishte mbledhur mendjen me pare do e bente. Me pas ti shkon ne takim i relaksuar. Realisht une para se te shkoja ne takim vajta tek Ismaili qe ne ate kohe frekuentoheshim dhe shkonim pothuajse perdite tek shtepia e njeri-tjetrit dhe ai ishte duke hapur nje shishe shampanje a vere e me tha Hajde te festojme se u shpall pluralizmi politik. Aty e kam marre vesh une vendimin.
Pra ju mendoni se zgjidhja me e mire do te ishte rishperndarja e partise dhe krijimi i nje pluralizmi jo mbi bazat e te shkuares
Ne kete linje kam qene konsekuent. Vecanerisht jo se Partia e Punes duhet te shperndahet por per riorganizim te plote. Por nuk mund te luante rolin drejtues apo udheheqes ne ndryshimet e medha.
A e dinte Ramiz Alia se mund ta radikalizonte me shume situaten duke mbajtur emrin e Enver Hoxhes
Po. Ndaj dhe ai hyri ne negociata. Ndaj permenda se kerkesa e pare mua mu be nga Saliu dhe Azemi me urgjence qe me thane se duhet te negociojme me urgjence me studentet qe te evitojme greven e urise. Jemi ulur ne rektorat dhe kemi folur mbi nje ore. Madje- thane- se ja Azemi po perpiqet qe te gjeje edhe firmat dopio por po ashtu do te hyj dhe vete sepse nuk mund ta evitoj por ne nuk duam qe te shtrihet. Kemi marre masa qe te mos shtrihet qe te mos shkoje zinxhir. Une u thashe Ju kujtoheni me vonese mua tani po me thoni megjithate do te bej nje perpjekje. Aty kam bere nje perpjekje ne qeveri qe i thashe me rastin e ndryshimit meqe do te riorganizojme edhe universitetet te themi qe te hiqet emri.
Nuk u pranua kjo ide
Aty pastaj pati nje reagim te keq.
Kush reagoi
Qe nga kryeministri dhe nja dy te tjere. Aty kam shprehur pastaj doreheqjen perfundimtare. I thashe Perfundimisht ndahemi dhe ndahemi ne shume gjera me sa duket. Ju keni te tjera qellime une kam te tjera. Pasi kam ikur me kerkoi Ramizi te nesermen qe te shqyrtonte kerkesen e doreheqjes nuk u takuam. Nuk e di por nuk u realizua takimi se ku u vonua. Por neper shkalle i thashe Kete radhe nuk eshte me formale e evituam te paren por tani jo.
Keni pasur me pas nje takim me Ramiz Aline
Po. Jemi takuar se u takuam me gjithe seline e PD-se.
Ky ka qene takimi ne Presidence qe ju hyte me vonese Historia e famshme..
Jo historia e famshme se prandaj jane psikopate ata. Ne ate kohe ishte Saliu qe kerkoi te hynte ne negociata dhe une kam vajtur me kryesine e tyre tek studentet. Tek te gjitha takimet une isha negociator i kerkuar prej tyre. Madje me Blendi Gonxhen keta me prezantuan me kryesine e greves. Keta i kane sjelle tek zyra ime se thane se studentet duan te bisedojne vete. Meqe keta bene shume presion dhe i pashe shume te shqetesuar i kam thene ish-nenkryetarit te PR-se se me derguan edhe ate dhe i thashe une kam dhene doreheqjen sa per dijeni. Kam bere nje tentative te tille formula eshte shume e mire por nuk shoh drita. Te nesermen e thirra ne zyre Saliun me pas dhe i thashe keshtu Une do te bej nje tentative. Ai me tha Nuk dua ta di kam besim tek ty.
Dhe cili ishte reagimi i Ramizit
Ai ne vend qe te merrej me faktin hiqet apo nuk hiqet emri tha Jo po ta kerkojne studentet jo po te themi qe nje nga universitetet e reja do te marre prape emrin e Enverit. Atehere une i thashe Kjo nuk eshte zgjidhje. Nuk rame dakord dhe u prish u la.
E mendonte Ramiz Alia se cmund te ndodhte
Patjeter qe e mendonte. Te nesermen ishte Pleniumi. Ne Plenium na sulmuan.
Cila ishte pergjigjja e Ramiz Alise
Mire- tha- sot ne darke kam takim me opoziten dhe po pata hapesire do te therras. Ky eshte ai takimi i famshem. Une isha para takimit tek zyra e Ismail Ahmetit isha njeriu qe i kisha bashkuar ne ate radhe dhe diku nga ora 10 e ca ra zilja e telefonit dhe me tha hajde dhe vajta une. Ka qene Eduard Selami Prec Zogaj Azem Hajdari e nja pese a gjashte veta dhe nje reviste me kopertine. Aty tha Ja ministri thuaju propozimin. Sec beri nje nderhyrje Azemi dhe tha Ramizi Rri Azem se nuk merr vesh ti. Pastaj mire dakord- tha. Pese minuta zgjati. Azemi me humor tha Ky neser bie. Ne ikem me pas.
Per foton e monumentit
Ishte Enveri ne foton e monumentit ai qe ra me pas.
Azem Hajdari kishte informacion apo beri thjesht shaka
Shaka qe doli e vertete. Por qe dihej qe do te binte ose me sakte kuptohej. do njeri e kuptonte.