E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon ambasadorin e Spanjës në Tiranë

21-12-2010 / Gazeta 55

Me rastin e përfundimit të detyrës

Kryeministri Berisha priti dje, në një takim, ambasadorin e Spanjës në Tiranë,  Emanuel Montobbio, me rastin e përfundimit të detyrës së tij si ambasador.
Kryeministri Berisha vlerësoi lart punën e ambasadorit Montobbio, si ambasadori i parë i Spanjës në Shqipëri. Shefi i ekzekutivit  Berisha theksoi se mbetet mjaft i rëndësishëm intensiteti i zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale midis Shqipërisë dhe Spanjës gjatë periudhës së qëndrimit të diplomatit spanjoll Montobbio në Tiranë.
 Gjatë këtij takimi , u theksua gjithashtu  nevoja e vazhdimit të forcimit dhe konsolidimit të marrëdhënieve dypalëshe. Shefi i qeverisë Berisha dhe ambasadori spanjoll Emanuel Montobbio  ndanë mendimin se është i nevojshëm vazhdimi i forcimit dhe konsolidimit të marrëdhënieve dypalëshe.
Ndërkohë që ambasadori Montobbio theksoi rëndësinë e madhe që Spanja u  kushton marrëdhënieve me Shqipërinë edhe në kuadër të NATO-s, bashkëpunimit mesdhetar, si dhe në të ardhmen, në gjirin e Bashkimit Evropian. Ndërkohë që kryeministri Berisha theksoi rëndësinë e madhe që kanë për Shqipërinë marrëdhëniet me Spanjën, si në planin dypalësh dhe në atë shumëpalësh.
Gjithashtu kreu i ekzekutivit Berisha e falënderoi ambasadorin Montobbio për rolin e tij aktiv dhe për arritjet shumë pozitive në marrëdhëniet bilaterale si ambasador i parë i Spanjës në Shqipëri.
Në përfundim të fjalës së tij Ambasadori i Spanjës Montobbio i cili përfundon misionin e tij në Shqipëri  u shpreh se do të mbetet mik i shqiptarëve dhe se do të kontribuojë në promovimin e vlerave të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›