Mustafaj PD prej nje viti pa kryesi e Keshill Kombetar
Gjate pranveres dhe veres se vitit 1991 krahas puneve te shumta plot te panjohura por edhe aq pasionante per mua qe kryeja si deputet i ri dhe per me teper deputet i opozites demokrate kam shkruar edhe librin me ese politike Midis krimeve dhe mirazheve. Deri tani ka pasur kater botime te tij ne shqip ne shtepi te ndryshme botuese cka tregon se
eshte kerkuar e vazhdon te kerkohet nga lexuesi shqiptar. Po ashtu eshte perkthyer e botuar ne France ne Itali e ne Gjermani dhe pervec nje pritjeje plot kureshtje e ngrohtesi nga lexuesi i gjere eshte pershendetur e vleresuar edhe nga gazetat me te medha te ketyre vendeve perfshire ketu Le Monde Corriere della Sera Frankfurter Allgemeine Zeitung e dhjetera te tjera. I permenda rreshqitazi keto fakte thjesht sa per te vene ne dukje se ne egon time si autor une duhet te jem fare i kenaqur. Dhe jam. I kam marre prej ketij libri te gjitha mirenjohjet dhe shperblimet e deshirueshme.
Duke sjelle deshmite e mia te drejtperdrejta nga ngjarjet me kryesore qe ndryshuan rrenjesisht historine e Shqiperise ne ate vjeshte 1990 e ku fati apo rrethanat e kishin sjelle te isha i pranishem jam perpjekur njeheresh te shpreh edhe dilemat e mia personale si intelektual per enigmat qe na prisnin ne te ardhmen ne si demokrate dhe sigurisht vete Shqiperine per te cilen ne sapo ishim zotuar ne menyren me te guximshme e me te bujshme te punonim deri ne vetemohim. Te kjo vetedije e turbullt per sa i perket perfytyrimit te se ardhmes si nje realitet i mundshem e ka zanafillen edhe zgjedhja e togfjaleshit per titullin ku synohet te theksohen krimet e te kaluares dhe mirazhet e te ardhmes dhe ne me kohen qe na ishte dhene per ta bere vepren tone jetesore dhe historike ne midis tyre. Arsyeja qe e shtyn nje shkrimtar ta rilexoje librin e vet vite me pas buron zakonisht nga dyshimi i tij prej krijuesi se atij teksti te nxjerre nga duart tashme te shtypur pa gabime e te nisur drejt lexuesit per te mos u kthyer me dot kurre ne tryezen e tij te punes i mungon ndoshta dicka e rendesishme qe ai si autor duhej ta kishte thene dhe i ka pasur mundesite ta thoshte.
Edhe une gjate diteve te perkujtimit te zbehte te 20-vjetorit te pluralizmit iu dorezova nje dyshimi te tille dhe u ula nje mbremje ta shfletoj botimin e fundit te Midis krimeve dhe mirazheve publikuar nga Toena. Gjeja me thelbesore qe me ra ne sy si mungese dhe do pranuar se nuk eshte nje mungese e vogel ka te beje me paaftesine time asokohe per te parashikuar papjekurine dramatike te klases politike shqiptare njezet vjet me pas. Shembulli me domethenes i kesaj papjekurie te sotme me permblidhej te nje hidhepritje replikash midis Sali Berishes dhe Ben Blushit ne Parlament gjate diteve te fundnentorit kur aty shqyrtohej buxheti i shtetit per vitin e ardhshem. Berisha pa asnje lidhje me paraqitjen kritizere qe i kishte bere pak me pare buxhetit Blushi i kujtoi kundershtarit te vet te madh se kur ai kishte qene diku kater a pese vjec kishte pasur vesin e hajduterise. Dhe aq te forte e kishte pasur Beni i vogel kete ves sipas Berishes sa prinderit ishin detyruar tia vinin doren me gjithe llere ne allci. Vini re ne profesionin baze eshte mjek ai qe po shprehet krejt sikur hajduteria e nje cilimiu te ishte nje deformim anatomik qe mund te korrigjohej te ortopedi. Nejse Berisha e zbuloi para kombit kete te fshehte te femijerise se Blushit gjithe seriozitet mandej nenqeshi me nje ndjesi triumfi i bindur me siguri se Blushit i kishte ikur goja nga turpi.
Por ishte gabuar. Blushi tregoi edhe nje here se nuk eshte nga ata burra qe e japin veten. Jo me kot zaten eshte frymezuar nga Ali Pashe Tepelena per romanin e vet te pare. Fytyrevrerosur nga pesha e mendimeve ai u ngjit ne aulen e nderuar te salles plenare te Parlamentit duke hedhur ca hapa te medhenj qe i shkojne burrit te nxituar. U mbush mire me fryme ua nguli veshtrimin e murretyer kamerave per te cilat si zanatci i mediave e dinte se jane te pajisura me teleobjektiv dhe beri per kombin zbulimin e vet te hatashem. Ne njerin nga dy romanet e botuara ai paska nje personazh gomar. Dhe ne fakt rrefeu Blushi ai ishte frymezuar per kete hajvan- personazh as me pak e as me shume por nga vete Berisha. Me tej Blushi na shprehu ne qe ishim neper shtepite tona brengen e vet si romancier se pse nuk i kishte thelluar me fort tiparet gomareske te modelit te vet kryeministror qe do perkthyer se ai e kishte meshiruar Berishen. Ai nuk na sqaroi per carsye i gjendur vetem per vetem me veten tek shkruante zemra e tij ishte ligeshtuar ndaj kundershtarit te vet te perbetuar. U mjaftua vetem me nje qetesim per popullin duke e siguruar se nuk do e meshironte me per here te dyte. Hakmarrja e tij nuk do te jete me kurre pergjysme. Mjere Berisha ce pret ne qofte se Blushit i zgjat qendrimi ne opozite Ishte radha e Blushit tashme te perfytyronte si i thahej Berishes peshtyma ne goje.
Meqenese cdo familje shqiptare ka sot televizor madje edhe me ngjyra do besuar se kemi pasur mundesi ta shohim te gjithe kete batare te stilit oratorik allasoj. Ama historise i humbet lezeti po te harrohet se Kuvendi i Shqiperise ishte mbledhur asaj dite ne seancen e vet me te rendesishme te vitit sic eshte miratimi i buxhetit kur presupozohet te ballafaqohen si ne asnje rast tjeter alternativat politike te njeres pale dhe tjetres per zhvillimin e vendit ne 12 muajt e ardhshem. Dhe po ashtu nuk duhet harruar se kush jane dy personalitetet e kacafytura me fjale i pari eshte Sali Berisha kryetari i Partise Demokratike e njeheresh kryeminister i Shqiperise dhe i dyti eshte Ben Blushi delfini i socialisteve moderne kryetari ne hije i Partise Socialiste domethene shpresa e te majtes shqiptare rrjedhimisht kryeminister i Shqiperise pse jo nje dite ne te ardhmen. Te dy korifenjte ishin brenda mesatares se tyre te zakonshme ne ato qe quhen sipas tyre debate publike qe do te thote se te dy ishin rehat brenda standardeve te pjekurise se tyre politike. Nese detyrohemi te besojme sadopak ne prognozen optimiste te se ardhmes se politikanit Blushi ka vend te trishtohemi si qytetare deri ne fund te shpirtit jo vetem per te sotmen e Berishes dhe njezet vitet politike qe lame pas por edhe per te nesermen kur Berisha te kete dale ne pension dhe te jete pasuar mbase nga me mendjendrituri i udheheqjes socialiste Ben Blushi.
Ne vazhdim jam fare mire ne te drejten time si autor i librit Midis krimeve dhe mirazheve tia shtroj edhe nje here vetes pyetjen nese kam pasur vertet mundesi dy dekada te shkuara tek orvatesha sinqerisht per te kuptuar mirazhet qe i shfaqeshin demokracise se njome shqiptare te pikasja edhe derexhene ku do te katandisej mendja e strategeve te politikes tone
Dhe pergjigja perulesisht per sa me perket mua eshte Jo. Nuk e kam pasur nje mundesi te tille. Une vete si shkrimtar ne politike isha ende krejt i pastervitur per te dyshuar dhe pastaj nepermjet dyshimit natyrshem te arrija sadopak te shihja pertej te dukshmes asaj qe me rrethonte e qe perputhej mrekullisht me deshirat e mia. Dhe e dukshmja per syte e mi sigurisht por jo vetem per syte e mi ishte entuziaste energjike e qashter krejt sic e kam pershkruar dite pas dite ne librin tim me aq sa isha une ne gjendje ta zoteroja mjeshterine e gjuhes shqipe.
Sali Berisha ishte nje profesor universiteti plotesisht ne moshen e burrit. Ai shfaqej si nje romantik thellesisht prekes ne endrren e vet per lirine nje enderrimtar qe shperndante rreth e rrotull me bollek frymezim per te ardhmen e Shqiperise nje orator fort i zhdervjellet dhe i palodhshem per te shprehur me ze bubullues neper sheshet e mbushura deng te qyteteve edhe deshirat me te fshehta te miliona shqiptareve qe donin te vrisnin friken dhe te shpresonin per nje jete njerezore per veten per femijet per niperit nje demokrat i kthjellet po po nje demokrat qelibar rreth perparesise absolute te parimeve te demokracise. Le te mos me besojne lexuesit e sotem por eshte po aq e vertete sa edhe permbytja e sivjetshme e Shkodres se ka qene vete Sali Berisha me vullnetin e tij te lire qe e ka vene ne statutin e pare te partise tone normen se kryetari i Partise Demokratike mund te kishte vetem dy mandate dyvjecare. Dhe asnje me shume. Me sa duket sa ende nuk e kishte provuar me majen e gjuhes se vet shijen e embel te kolltukut ai e besonte me zemer ne pellemben e dores amanetin e baballareve te demokracise europiane dhe amerikane per nevojen e kufizimit te kohes se qendrimit ne pushtet te individeve. Edhe sot jam i bindur se ne ate fillim edhe Berisha e besonte asokohe se nuk ka individe te pazevendesueshem. Edhe Doktorit tone pra ia merrte mendja atehere se baballaret e demokracise nuk i hante meraku te ruanin shendetin e udheheqesve nga konsumimi i gjate ne sherbim te pushtetit. Meraku ata i hante te ruanin shendetin e demokracise nga abuzimi i njerezve te pangopur me pushtet. Ne do te benim gabim te mos e ndiqnim udheheqesin tone ne kete rruge ku po na printe njezet vjet me pare. Nuk po ju them se kush e hoqi nga statuti i partise tone ate nen afro dhjete vjet me vone pikerisht kur Berishes iu mbushen kater vjet nga drejtimi de jure i kesaj partie. Fakt eshte se sot kryetari yne me statut mund te na rrije mbi koke deri sa ta marre Perendia.
Ben Blushi ka qene ne ate pranvere 1991 nje student i vitit te fundit ne letersi ne mos gaboj. Ai u afrua menjehere te Rilindja Demokratike dhe vertitej korridoreve te ngushta te redaksise sone te vogel duke ndjekur me ca sy te zmadhuar nga adhurimi udheheqesin e ri domethene Saliun qe hynte e dilte gjithe tramundane nga nje zyre ne nje zyre. Dhe priste i miri Ben pa u merzitur pa e humbur durimin qe Prec Zogaj apo Frrok upi ta nisnin per te bere nje kronike te vogel apo qofte edhe nje lajm nga mitingjet qe zhvilloheshin mori lagje me lagje te Tiranes. Me nje fjale ai dukej qysh heret se i kishte te gjitha cilesite e nxenesit te mire.
Edhe sikur te kisha qene pak me i ditur se cisha mendja prape me thote se nuk kisha ku ti gjeja perreth shenjat qe do te duhej te paralajmeronin se njezet vjet me vone me 2010 po ky Sali Berisha nder shume te tjera do e bente te paqene si formacion politik edhe vete Partine Demokratike. Kemi saktesisht nje vit qe nuk kemi as Keshill Kombetar as kryesi as sekretariat as nenkryetare. Kemi vetem kryetarin i cili ne mungese te te gjitha strukturave i bie qe flet per hallet tona si demokrate sic edhe per krejt hallet e kombit vetem me veten e vet. Dhe po aq te pamundur e kisha asokohe te perfytyroja se do te vinte nje dite qe ai kronisti modest Ben Blushi do te behej koka mendimtare e opozites dhe do e shtrydhte trurin e vet opozitar per te na skalitur nje zoo-personazh veshegjate thene shqeto nje gomar te pajisur me tiparet dhe temperamentin e kryeministrit dhe te na e nxirrte kete xhevahir jo gjate nje mbremjeje argetuese letrare por ne mes te Parlamentit dhe bash kur gjakrat ishin nxehur per buxhetin duke na kerkuar edhe ne popullit te urte ta besojme se lufta politike behet duke treguar perralla.
Besnik Mustafaj