E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesën e PD-së

Gjykata Kushtetuese po shyrton kërkesën e Partisë Demokratike për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Në kërkesën e saj PD-ja kërkon interpretim të neneve 125 dhe 136 të Kushtetutës ku të përcaktohet roli i saktë i Kuvendit dhe i Presidentit.
 

Në fjalën e tij deputeti i PD-së Viktor Gumi kërkoi një program transparent seleksionimi nga presidenti i republikës për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese duke theksuar se dekreti i presidentit për këto emërime të jetë i motivuar.

Sipas tij presidenti duhet të marrë dokumenta me shkrim nga punëdhënësin si dhe nga KLD-ja dhe institucione të tjera. Gjithashtu Gumi theksoi se është e nevojshme interpretimi i neneve për një rotacion në këto institucione.
 

Demokratët gjithashtu kërkojnë më konkretisht interpretim të nenit 125, paragrafi 3 i Kushtetutës, ku thuhet se "përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo tre vjet në një të tretën e saj sipas procedurës së caktuar me ligj".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›