E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi Te largohet qeveria

Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi ka kërkuar largimin e qeverisë, duke theksuar se Shqipëria renditet ndër vendet më të korruptuara në Evropë.

“Sot vendi ynë klasifikohet më i korruptuari në Evropë, ndaj qeveria duhet të largohet. Korrupsioni është shkaktari kryesor i varfërimit të shqiptarëve dhe i krizës. Videoja Prifti-Meta është një ilustrim spektakolar i llumit qeveritar”, tha Gjinushi.

Kreu i PSD u shpreh në mbështetje të “pastrimit të politikës përmes protestave”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›