PS Meta u largua per te dale si zedhenes i qeverise

TIRAN - Selia roze ka reaguar dje ndaj deklarates se kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta duke e akuzuar ate si zedhenes se qeverise qe do te vazhdoje vjedhjen e vendit. A e shihni o shqiptare pa dallim qe Ilir Meta eshte larguar jo per ti hapur rruge drejtesise por per te dale perdite si zedhenes i qeverise
Sepse ka ikur nga tavolina e qeverise por ka lene bllokun e hajnive ne doren e Berishes qe sndahet dot prej Metes se jane se bashku per te vjedhur e duan te vazhdojne te vjedhin me ate bllok te ndyre ne dore - reagoi anetarja e Asamblese Kombetare Megi Ajtyreza.
Sipas saj 21 janari eshte dita e demonstratave kunder ketij koalicioni hajdutesh qe vodhen votat per te vjedhur Shqiperine dhe sot kur i gjithe populli i ka pare e degjuar me syte e me veshet e vet duan qe tu vjedhin shqiptareve edhe driten e syrit dhe daullen e veshit duke mohuar te pamohueshmen.
do shqiptar i zakonshem socialist a demokrat ka te drejten e Zotit e detyrimin ndaj familjes e Shqiperise te nise ne 21 janar betejen e largimit te bllokut te hajduterise nga tavolina e qeverise - drejtoi apelin qytetareve zyrtarja e Partise Socialiste.