Hysi Ne shesh kunder blloqeve te pislleqeve
Deputetja socialiste apeloi ndaj qytetareve per pjesemarrje ne protesten kunder qeverise
TIRAN - Sot me teper se kurre vendi ka nevoje qe te gjithe te ngrihemi ne kembe kunder ketij pushteti te paturpshem hajdut i cili vodhi zgjedhjet per te vjedhur Shqiperine e xhepat e gjithsecilit dhe vazhdon te vjedhe perseri. Ky eshte apeli i bere dje nga Partia Socialiste ndaj qytetareve per pjesemarrje ne protesten qe do te zhvillohet diten e premte ne Tirane.
Ne nje komunikim per mediat deputetja socialiste Vasilika Hysi deklaroi se sot nen pushtetin e bllokut te pislleqeve shqiptaret nuk mund te pretendojne as integrimin as demokracine as lirite pasi jo vetem keto por gjithcka po iu grabitet perdite mes tenderesh te felliqur qe mbushin xhepat e ministrave.
Sipas saj ky pushtet i vjedhur po grabit te ardhmen e te gjitheve mes vjedhjes se kthyer ne sistem sundimi e kercenimi. Nga Keshilli i Ministrave eshte larguar Ilir Meta por aty ka mbetur blloku i pislleqeve mbi tavolinen ku ulet sikur te mos kete ndodhur asgje koalicioni i hajduteve.
A mund te mjaftoje kjo per te denuar vjedhjen e xhepave te shqiptareve ne mes te nates e dites e cila ende tani po ben xhiron e botes - deklaroi Hysi. Ajo theksoi se nese kjo qeveri zullumqare e hajdute rri ne kembe largimi i Metes kthehet ne leje te zakonshme.
Me tej deputetja socialiste tha se neser te njejtet hajdute do te kerkojne e arrijne te ngrihen perseri per te vjedhur akoma edhe me shume tendere publike e taksa biznese e portofola private liri e te drejta nga shqiptaret qe nuk i kane votuar ne 20 vjet. Ne 21 janar ne demonstraten e te gjithe shqiptareve ne do te ngrihemi kunder sundimit te hajduteve per ti hapur rrugen lirive e te drejtave qe na jane vjedhur per 20 vjet.
Ne 21 janar te gjithe ne shesh kunder blloqeve te pislleqeve miqve e klienteve financiare e mbi te gjitha ne shesh kunder heshtjes se pushtetit perpara vjedhjes masive te pasurive te shqiptareve - drejtoi thirrjen Hysi.