Diana Kalemi: Kenaqesia e te qenit mesuese
Ka mbi 17 vjet qe jep mesim lenden e matematikes dhe duket se e ka zbuluar sekretin e nje mesimdhenieje sa me te frytshme: "Mos i bej shoke nxenesit, por as mos u trego e rrepte". Drejtoresha e shkolles "Petro Nini", Diana Kalemi, nuk eshte dakord me shprehjen qe e cileson mesuesin si prind te dyte, e megjithate edhe rreptesia nuk eshte ne natyren e saj. Ajo i ka trajtuar te gjithe nxenesit njelloj. Edhe pse nje pjese e tyre jane bijte e njerezve me te shquar te politikes, artit dhe fushave te tjera. Nxenesit VIP, megjithate, nuk sillen fare si te tille. "Jane shume te thjeshte. Edhe prinderit e tyre qe drejtojne institucionet me te larta te shtetit, kur vijne ne takime prinderish, jane thjesht prinder. As presidente, as kryeparlamentare, as deputete", tregon Diana. Diten e 7 Marsit, te vetmen dite qe u eshte dedikuar arsimtareve, Diana Kalemi tregon momentet me te bukura dhe me te veshtira te punes se saj si mesuese dhe si drejtuese.
Keni disa vjet qe drejtoni nje nga shkollat me te medha e te suksesshme ne kryeqytet. C'do te thote te kujdesesh per nje shkolle, ku nje pjese e mire e nxenesve jane femije njerezish te njohur?
Per shkak te kohes ne te cilen jetojme, te drejtosh "Petro Ninin" eshte nje sfide. Fakti qe te kjo shkolle mesojne nxenes qe nga vajza e Presidentit te Republikes, e deri te vajza e pastrueses se shkolles, me ben te jem me kembet ne toke. Perpiqem te tregohem sa me e drejte. Brenda mureve te shkolles, te gjithe jane thjesht nxenes, dhe jo femijet e VIP-ave.
Kjo kategori nxenesish, a i permbush detyrimet qe ka ndaj shkolles. Pra, femijet e njerezve te njohur a sillen si te tille?
Jane shume te thjeshte. Madje, ka pasur raste kur e kam mesuar se nje nxenes ishte femije i nje politikani, vetem kur ka perfunduar shkollen e mesme. Nje nga keto raste ka qene vajza e Kastriot Islamit. Ajo kurre nuk me la te kuptoja se ishte bija e nje politikani te njohur, perkundrazi. Mesonte shume dhe respektonte rregullat e shkolles.
A i frekuentojne njerezit e njohur te fushave te ndryshme takimet me prinderit?
Ne pjesen derrmuese te rasteve, po. Madje, deri vjet, Presidenti i tanishem, Bamir Topi, vinte ne cdo takim prinderish te vajzes se tij, Etides. Edhe politikanet e tjere, apo drejtuesit e institucioneve te rendesishme te vendit vijne, ose kane ardhur. Duhet te kemi parasysh qe nje pjese e femijeve te politikaneve e kane kryer te mesmen dhe sot studiojne ne disa prej universiteteve me prestigjioze te botes.
Cili ishte apo edhe eshte aktualisht niveli i ketyre nxenesve?
Shume i mire. Vajza e Halit Shamates, Ujvara, ka qene nje nxenese e shkelqyer dhe tashme studion per Mjekesi. Nga ana tjeter, vajza e Jozefina Topallit dhe vajza e Kastriot Islamit studiojne ne nje universitet francez shume te njohur.
Cili eshte sekreti per nje mesimdhenie, por edhe nje mesimnxenie sa me te suksesshme?
Une nuk jam me parimin qe "mesuesi eshte nje prind i dyte", apo qe me nxenesit duhet te jesh shume e rrepte. Personalisht jam mundur ta ruaj kete balance. Eshte e vertete qe nxenesit nuk duhet t'i besh shoke, sepse mund te abuzojne ne permbushjen e detyrimeve te tyre, por edhe te jesh shume e rrepte eshte nje thike me dy presa. Ne vend qe te mesojne, nxenesit "dhunohen" psikologjikisht. E mira eshte e mesmja e ketyre dy ekstremeve.
Keni mbi 17 vjet mesuese matematike. Si ka qene rruga juaj per te mberritur deri ketu ku jeni sot?
Une u diplomova ne vitet '90, me rezultate te mira. Me emeruan ne Tepelene, prej edhe nga jam. Kam punuar gjithnje mesuese ne shkolla te mesme dhe besoj se kane qene eksperienca te bukura, duke nderthurur dashurine per nxenesit me korrektesen.
Jeni drejtoreshe e nje shkolle rezultative. A ndjeheni krenare per kete?
Padyshim qe po. Shkolla jone eshte shpallur fituese ne olimpiada, konkurse etj. Ne shkollen qe une drejtoj kemi fitues olimpiadash si: Andi Reci, Jurgen Kopliku, Kristi Toska. Po ashtu kemi edhe nje nenkampion karateje per Evropen, Adrian Hadrideaj.
Cili eshte mesazhi juaj per koleget ne kete dite te shenuar per arsimin ne Shqiperi?
U uroj te gjithe gezuar kete dite dhe suksese te pafundme. Mesuesve me te cilet punoj dua t'u them qe e quaj shans qe punoj me ta, sepse dua te theksoj qe punoj me nje staf te kualifikuar. Edhe pse kam bere shume trajnime dhe studime pasuniversitare, asnje nuk me ka vlejtur si eksperienca me mesuesit.
Veshtiresi
Videoja porno
Ka qene momenti me i veshtire me te cilin eshte perballur drejtoresha e shkolles "Petro Nini", Diana Kalemi. Ajo thote se perhapja e asaj videoje, e cila ne fakt u mesua me vone se ishte xhiruar ne Greqi, ndodhi diten e trete te punes se saj. "Njollosja" qe u tentua t'i behej shkolles qe drejtoj ishte e rende, e megjithate une u perpoqa shume dhe per fat te mire arrita ta ruaja dinjitetin e shkolles "Petro Nini". Ky eshte momenti me i veshtire ne karrieren time si mesuese dhe si drejtuese.
Siklet
Mesuese e vellait
Diana Kalemi, ndonese eshte tip mjaft i cliret dhe sportiv, ka edhe pikat e saj te dobeta. "Nje nga momentet kur une jam ndier me shume ne siklet, ka qene vitin e kaluar, kur i jepja mesim vellait tim", tregon Diana. Gledisi eshte 21 vjet me i vogel se motra e tij drejtoreshe. Me shume se fakti qe Diana kishte nxenes vellane e saj, sikleti vinte nga fakti se ajo e kishte rritur vete. "Mamaja me ka vdekur para 10 vjetesh, ndaj Gledisin e kam rritur vete. Me dukej shume e sikletshme kur isha mesuesja e tij", tregon ajo.
Gezim
Sms nga Arabia
Ne 17 vjet si mesuese dhe drejtoreshe, Diana Kalemi ka marre mjaft dhurata. Por ajo me e vecanta eshte nje dhurate aspak materiale. "Para nje viti, nje ish-nxenesja ime me dergoi nje mesazh nga Arabia Saudite. Kisha nje ndjesi shume te kendshme, sepse ish-nxenesja ime ka 10 vjet qe nuk i jap mesim, e per me teper ajo ka krijuar nje jete te veten ne Arabi dhe ka kohe qe eshte shkeputur nga Shqiperia", tregon Diana. Ajo thote se kjo ka qene nder surprizat me te bukura me rastin e festes se 7 Marsit.
Nxenesit VIP te "Petro Ninit"
Etida, vajza e Bamir Topit
Amantia, vajza e Fatmir Xhafes
Megi, vajza e Jozefina Topallit
Ujvara, vajza e Halit Shamates
Gerta, vajza e Arben Malajt
Ivi, djali i Shezai Rrokajt
Sergi, djali i Perparim Hoxhes,
Redoni, djali i Neritan Cekes
Ray, vajza e Petro Kocit
Adela, vajza e Dhori Sollakut
36 Mije eshte perafersisht numri i arsimtareve ne te gjitha shkollat e vendit. Qe te gjithe kane perkujtuar dje diten e hapjes se shkolles se pare shqipe, ndersa nuk kane munguar dhuratat ne drejtim te tyre. Sivjet u vu re nje tendence e vleresimit te luleve ge fresketa si dhurate, dhe jo e bizhuterive, apo dhuratave te tjera
700 Mije eshte numri i perafert i te gjithe nxenesve ne te gjitha institucionet arsimore parauniversitare. Nxenesit qe kane pasur mundesi u kane blere mesuesve te tyre lule apo ndonje dhurate simbolike. Ndersa ka pasur edhe nga ata nxenes te cilet kane zgjedhur t'i urojne me goje mesuesit e tyre te dashur.