Gjinushi ne Prokurori Nuk ka puc ekspertiza vertetoi se qelloi Garda

shte paraqitur sot ne Prokurorine e Pergjithshme Skender Gjinushi kryetar i Partise Socialdemokrate ku ka deshmuar ne lidhje me demonstraten e 21 janarit. Deshmia e Gjinushit vjen ne pas padise ndaj tij nga ana e policise se ai ka bere thirrje per dhune gje e cila ka cuar me pas ne prishje te rendit kushtetues.
Pas daljes nga ambientet e Prokurorise Gjinushi dha nje prononcim per mediat ne te cilin theksoi se kreu i policise vazhdon te fshehe te verteten per ngjarjet qe ndodhen diten e demonstrates. Kreu i policise po fsheh te verteten puci i shtetit nuk ekziston. Te gjithe e pane kush i vrau 4 persona. Garda qelloi u vertetua dhe nga ekspertiza balistike theksoi Gjinushi.
Emri i Gjinushit eshte permendur bashke me emra te tjere te perfaqesuesve te opozites nga kryeministri Berisha per organizim dhe nxitje te atij qe ai e ka quajtur grusht shteti. Hetimi i prokurorise mbi ngjarjet e 21 janarit ka cuar ne ambientet e saj edhe perfaqesues te tjere te opozites te cilet kane dhene deshmite e tyre mbi te.