Deklaratat e Ikonomus mblidhet komisioni i jashtem

Komisioni për Politikën e Jashtme ka thirrur sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme, Gazmend Turdiu, në një seancë dëgjimore mbi qëndrimet e konsullit grek në Korçë.
Gjatë seancës në komision deputeti Gazmend Oketa kërkoi shpalljen “non grata” të konsullit grek.
Përfaqësuesit e MPJ-së u informuan rreth qëndrimit të mbajtur për deklaratat e konsullit grek Theodhoros Ikonomus dhe vlerësuan qëndrimin e mbajtur nga kreu i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi.
Ata informuan deputetët në komision dhe për takimin me ambasadorin grek në Tiranë.
Sipas MPJ-së, ambasadori grek e ka cilësuar “personal” qëndrimin e konsullit.
Kreu i Komisionit të Jashtëm, Fatos Beja ka deklaruar se duhet të bëhet kujdes me deklarata të tilla.