Rama: Ky është pushtet në kërkim, nuk i ndalim protestat

Ky është një pushtet në kërkim pasi ka grabitur votat për të grabitur shqipëtarët, ka grabitur ekonominë dhe demokracinë. Kështu është shprehur kryetari i PS-së Edi Rama në protestën e radhës të opozitës në mbështetje të grevës së urisë.
"Ne jemi këtu për të marrë fund historia e shqipërisë që sot ka aq përqind të ardhura në raport me BE-në si në vitin 1910 është shprehur Rama.
Gjithashtu kreu i PS-së Edi Rama ripërsëriti se opozita nuk do të ndalet nga protesta derisa sa të fitojë të drejtën elementare të transparencës.
Ndërkohë Rama i ka cilësuar si sjellje vandale të policisë incidentet e ndodhura mes protestuesve të PS-së në rrethe dhe policisë.
Sipas tij ministri i brendshëm duhet të kishte kërkuar falje për dhunën e ushtruar nga policia ndaj deputetit Pandeli Majko. Ai shtoi gjithashtu se ministri i brendshëm është shëmbëtyra më e qartë e këtij pushteti në kërkim.
Gjithashtu kreu i opozitës Rama i ka bërë thirrje qytetarëve të mblidhen nesër në orën 18:00 në bulevard në mbështetje të gjithë grevistëve që sipas tij po sakrifikojnë për lirinë dhe demokracinë e shqiptarëve.