Gjiri i Lalzit, investimet nxisin pushuesit

Një nga plazhet më tërheqës të Durrësit është edhe ai i Gjirit të Lalzit. Një plazh i pozicionuar më një gji interesant, ku natyra ka punuar në mënyrën më perfekte, rëra e shëndetshme, deti që pasqyron dekorin e pishave dhe ajri i pastër i bëjnë këtë plazh tepër joshës.
Pushues nga Shqipëria, por veçanërish nga kryeqyteti, frekuentojnë këtë plazh i cili tashmë është bërë më i afërt, për shkak të infrastrukturës rrugore dhe investimeve të para, që janë bërë sa i përket turizmit.
Ajo që e bën edhe më interesnate këtë plazh është edhe historia e zonës dhe vlerat historike e arkeologjike, që i bëjnë pushuesit t`i drejtohen një destinacioni turistik tepër të veçantë.