E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjiri i Vlores, 250 kulla nga 12 metra te larta

Denisa Xhoga

Gjiri i Vlores, nga Karaburuni, Orikumi, Dukati, parku i Llogarase, Rradhima do te rrethohet nga 250 kulla. Projekti i kompanise "Monkada" parashikon nje investim prej nje miliarde euro. Kjo eshte nje nga pikat e marreveshjes se nenshkruar prej kryeministrit italian Silvo Berluskoni dhe kryeministrit shqiptar Sali Berisha, disa dite me pare ne vendin tone. Marreveshja eshte koncensionare. Ndertimi i ketij impianti nuk u jep zgjidhje problemeve imediate te energjise, por eshte nje investim afatgjate.

Koncesioni

Keshilltarja e kryeministrit per ekonomine Suzana Guxolli, shpjegon se linja e kabullit i eshte dhene me koncesion kompanise italiane per 20 vjet, ndersa impianti i mullinjve me ere per 30 vjet. "Pas 30 viteve impianti i kthehet si prone qeverise shqiptare, pra OSSH-se, Operatorit te Sistemit Shperndares te Energjise elektrike", thote Guxolli, Sipas saj, investimet e para per kete impiant pritet te nisin ne pranvere te vitit te ardhshem.

Dy mundesi

Gjithe projekti shtrihet ne nje siperfaqe prej 5 mije kilometra katror, prone e banoreve te ketyre zonave. "Banoreve ju jane dhene vetem dy alternative. Dhenie me qera te tokes per kompanine dhe shitje te saj ne ato pjese ku do te ngrohen kullat", deklaron Guxolli. Nje pjese e ketyre pronareve e kane token te perfituar nga ndarja per fryme me ligjin 7 5001 dhe nje pjese tjeter te trasheguar.

Shitje e lire

Sipas saj, Italia eshte nje treg shume i uritur per energji elektrike, nderkohe qe eshte pasuruar me prodhues, nuk ka me vende prodhuese. Sa per vendet te cilave do t'ju shitjet kjo energji e prodhuar, ajo shprehet se i gjithe tregu ne Evrope ka nevoje per energji, duke nenkuptuar dhe Shqiperine. "Shitjen e kryhen vete kompania Monkada", deklaron Guxolli.

Si do te ngrihet impianti

Ne vetvete projekti perfshin hapje rrugesh te reja deri 70 kilometra. Do te kryhen shume punime, pasi duhet te krijohet nje link nenujor, qe perfundon ne stacionin e fshatit Babice. Konkretisht kemi te bejme me 250 kulla nga 120 metra te larta, qe do te rrethojne gjirin e Vlores. Secila kulle do te jete 78 metra e larte, ndersa krahet e helikes do te kete nje diameter prej 80 metra. I gjithe impianti lidhet nepermjet nje linku qe shkon nga nje nenstacion ne stacionin tjeter elektrik, ate te plazhit te vjeter ne Vlore dhe qe andej nepermjet nje linku nenujor kthehet ne bregun tjeter te Adriatikut ne Itali. Sipas projekti fuqia e nje kulle eshte 2 mije kilovat, ndersa e gjithe impiantit te instaluar eshte 500 mije kilovat.

Energjia e prodhuar prej eres, me e pastra

Pavaresisht nga gjithe retorikat, energjia qe prodhohet me ere konsiderohet si me e pastra per sa i perket demit ekologjik, ajo nuk krahasohet as me demin qe krijon energjia e prodhuar me qymyr guri, nafta, apo nga uji. I vetmi dem qe shkaktohet ne mjedis eshte ajo e krijuar nga fuqia e rrotullimit te helikave te mullinjve, pasi shkaterrohet flora, mungojne zogjte dhe insektet, qe duhet te kishte ne nje gjendje normale mjedisi perreth. Nderkohe dhe nje peizazh i mbushur me kulla perreth, nuk eshte i mire per syrin e nje turisti. Rrjedhimisht pritet qe turizmi te mos kete nje zhvillim normal ne keto zona.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›