Vjedh ne Kavaje, arrestohet fieraku
Kavaje - Nje 43-vjecar nga Fieri eshte arrestuar nga Policia e Kavajes. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes thane se, Pellumb Zylali, 43 vjec, nga Fieri, eshte kapur ne flagrance nga sherbimet e patrulles se pergjithshme, ne ikje e siper, se bashku me sendet qe ky kishte vjedhur, ne qytetin e Kavajes. Burimet zyrtare nga policia thane se, jane sekuestruar 3 aparate telefoni celulare dhe nje sasi prej 3400 lekesh, te vjedhura ne fshatin Gose te Kavajes. Gjithashtu ai kishte dhe nje sasi sendesh floriri vjedhur ne Rrogozhine, ne banesen e nje qytetari si dhe nje sobe gazi me aksesoret e saj dhe nje lavapjate vjedhur ne punishten e nje tjeter qytetari po ne qytetin e Rrogozhines. Sendet e vjedhura jane sekuestruar si prova materiale. Nderkohe qe gjate kontrollit iu gjeten 10 kartemonedha me prerje 100 euro, qe dyshohen te jene te falsifikuara. Por ky persona ka qene i kerkuar dhe me pare, per vepren penale te "mashtrimit", i denuat me 6 vjet burg.
A. Cena
A. Cena