Punonjesit bllokojne trenin me gazoil
Mallakaster - Punonjesit e KPTHN-se ne Ballsh, jane hedhur ne proteste disa oresh dje, ne sheshin para institucionit ku punojne prej vitesh. Shkaku i protestes ka qene menyra e paraqitjes se perfaqesuesve te firmes, qe ka privatizuar kete ndermarrje. Ata kane vite qe punojne dhe per vet faktin se, nga ndotja dhe vitet e shumta ne pune ata tashme jane te semure me semundje profesionale. Nderkaq ne mengjes rreth ores 9:00, qindra punetore kane bllokuar sheshin para Kombinatit duke zhvilluar proteste e cila u udhehoq prej sindikates se punonjesve te ketij Kombinati. Nje pjese e protestuesve bllokuan autobotet qe kishin ardhur per t'u ngarkuar me nen produkte te naftes nderkohe qe nje tren me 6 vagone qendronte i bllokuar nga policia e ruajtjes se Kombinatit pasi ishte ngarkuar me 25 mije litra gazoil pa asnje lloj dokumentacioni dhe donte te largohej. Lajmi konfirmohet si nga drejtues te kesaj proteste ashtu edhe nga burime te policise mallakastriote.
Xh. Beharaj
Xh. Beharaj