Aksidentohet gjate punes, elektricisti
Korce - Elektricist aksidentohet gjate punes dhe ndodhet ne gjendje te rende ne Spitalin Universitar "Nene Tereza", ne Tirane. Sic rezulton nga hetimet e bera nga policia, elektricisti i nenstacionit elektrik, Mevlud Bilbili, i shoqeruar nga dy koleget e tij, per shkak te eres se forte, kishte shkuar ne periferi te qytetit te Maliqit, per riparimin e nje defekti elektrik. Nga nenstacioni elektrik bejne te ditur se, qe ne momentin kur elektricisti Bilbili, kishte hipur ne shtyllen elektrike, rrjeti elektrik eshte perfshire nga flaket, ku zjarri ka perfshire dhe elektricistin. Hetimet kane nisur nga policia e Korces. Burime zyrtare, thane se, pasi jane marre te gjitha te dhenat dhe informacionet per ngjarjen, eshte ne pritje te ekspertizes. Burime zyrtare te policise bejne te ditur se, "ende nuk eshte bere e mundur qe te percaktohen shkaqet e aksidentit, pasi nuk eshte saktesuar se cilat jane rregullat e sigurimit teknik ne keto raste, pasi sipas policise, per kesi rastesh duhen njohuri te posacme nga eksperte qe mund te japin edhe detaje". Nderkohe gjendja shendetesore e elektricistit vazhdon te jete e rende.
D. Zisi
D. Zisi