E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon dobësimi i pozitës së monedhes vendase

Në kulmin e sezonit të mbërritjes së emigrantëve në atdhe, të gjitha valutat kryesore të huaja po paraqesin vazhdimisht sivjet një tendencë të kundërt, jo vetëm me vitin e kaluar, por me të gjithë vitet e mëparshme 

TIRANE-Nuk ka ndalur, për të dytën ditë radhazi rënia e vlerës së lekut shqiptar në këmbimet me te gjitha valutat e huaja. Në kulmin e sezonit të mbërritjes së emigrantëve në atdhe për pushimet verore, të gjitha valutat kryesore të huaja po paraqesin vazhdimisht sivjet një tendencë të kundërt, jo vetëm me vitin e kaluar, por me të gjithë vitet e mëparshme. Gjatë ditës së djeshme, sipas Bankës së Shqipërisë, leku ka humbur terren në këmbimet me të gjitha valutat. Dollari amerikan ka fituar 0.26 lekë, euro 0.37 lekë, paundi britanik 0.57 lekë, franga zvicerane 0.33 lekë. Kjo tendencë zhvlerësimi e lekut, e filluar që vitin e kaluar, vjen si pasojë e prurjeve më të pakta valutore nga emigrantët. Nga fillimi i këtij viti, euro është rivlerësuar me 6 për qind në këmbimet me lekun.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›