E Diel, 1 Nëntor 2026

Në dispozicion të ruajtjes së paqes globale

Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, në Takimin Rajonal të Ministrave të Mbrojtjes së rajonit që po mbahet në qytetin e Pejës, ka deklaruar se Kosova është e gatshme t’iu bashkohet forcave demokratike për të vendosur paqen në botë.

“Është qëllim i jonë që së shpejti t’i bashkohemi Partneritetit për Paqe, ku me kapacitetet tona ekzistuese të ndërtuara sipas standardeve më të larta europiane dhe amerikane mund të japim kontributin tonë në misionet dhe ndërmarrjen e përbashkëta humanitare për vendosjen dhe ruajtjen e paqes nëpër botë”, ka thënë Presidentja.

“Kosova, ashtu si i tërë rajoni, e ka për qëllim integrimin në Bashkimin Europiane dhe në NATO. Shtetet tuaja që tashmë e kanë bërë këtë rrugëtim mund të na ndihmojnë me ndarjen e përvojës që ta bëjmë udhëtimin tonë më të shkurtë dhe më të lehtë”, ka shtuar ajo.

Presidentja Jahjaga ka folur edhe rreth trendeve globale në fushën e sigurisë.

“Forcat e armatosura tani kanë rol të jashtëzakonshëm dhe të pazëvendësueshëm në sigurinë kombëtare. Ato janë pjesë e sigurisë kolektive dhe faktor kyç në luftimin e terrorizmit ndërkombëtar, të kërcënimeve globale dhe evakuimin e shpejtë të popullsisë gjatë katastrofave natyrore”, ka thënë ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›