73 vota, miratohet ligji i plehrave
Tiranë- Dje në seancën parlamentare u rrezua me vota të mazhorancës dekreti i presidentit Bamir Topi lidhur me kthimin e ligjit të mbeteje për diskutim në Kuvend. 73 votat e mazhorancës mjaftuan për të dalë “kundër” dekretit të presidentit Topi, kundrejt 53 votave “pro” të opozitës. Mes debatesh të shumta pozitë-opozitë, mes akuzash të ndërsjellta lidhur me ligjin e mbetjeve ka përfunduar seanca me rrëzimin e dekretit për plehrat dhe po ashtu është rrezuar edhe dekreti tjetër i presidentit për kandidaturen e Sali Shehut për kreun e KLSh-së. Ky dekret u rrëzua me 78 votat e mazhorancës. Përsa i përket ligjit të mbetjeve, kryeministri Berisha u shpreh se ai ligj do të mbrojë vendin nga mbetjet toksike, po ashtu ai theksoi se shoqëria civile do të degjohet, madje do të jetë në grupet e punës krah për krah me qeverinë në lidhje me këtë ligj. Ndërkohë ka hedhur akuza drejt kreut të socialistëve, Edi Ramës.
Ju keni veti të krijoni një realitet që nuk ekziston, dhe pastaj ti besoni këtij realiteti. Sepse kryetari juaj hyn në shtrat Edi Rama dhe zgjohet Angela Merkel, zgjohet Nikolas Sarkozi, zgjohet Barak Obama. Fjalimet ja kopjon Ed Milibantit, se aty i merr dhe vjen e na i lexon- tha kryeministri Berisha.
Por reagimet e opozitës kanë qënë të shumta kundër miratimit të ligjit të mbetjeve. Gramoz Ruçi është shprehur i irrituar duke akuzuar vetë kryeministrit Berisha se do të përfitojë edhe nga plehrat.
Shqiptarët tani që pot ë dëgjojnë thonë: Po su ngope more mos u ngopsh kurrë, edhe nga plehrat do të përfitosh- kështu u shpreh dje gjatë seancës zoti Ruçi.
Në fund të seancës u miratuan anëtarët e Këshillit mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, Elisabeta Gjoni, petrq Milo, Dhori Kule dhe Eva Golemi u miratuan me 75 vota pro. Ndërsa e vetmja që bashkoi pozitën me opozitën në këtë rast ishte kandidatura e Ermelinda Meksit, e cila mori vetëm 7 vota kundër. Seanca e djeshme plenare ka filluar rreth orës 11 të dites së djeshme dhe ka zgjatur deri në orët e vona të pasditës.
Shkrime të tjera me interes: