E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër - Tepelenë, bllokohetnga dherat, mjetet 4 orë në radhë

GJIROKASTËR - Moti mjaft i keq me reshje intensive shiu gjatë dy ditëve të fundit kanë krijuar rrëshqitje dherash në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë. Dherat kanë rënë nga ora 01:00 dhe kanë vazhduar deri mëngjesin e sotëm (18 janar).  Tre kanë qenë zonat ku bllokimet detyruan automjetet që vinin në të dy krahët, të qëndronin me orë të tëra në pritje për t’u zhbllokuar rruga, si pasojë e vërshimit të dherave, nga lartësitë. Është dashur ndërhyrja e një fadrome të vetme të Drejtorisë Rajonale të Rrugëve, që të normalizonte sadopak lëvizjen në të dy anët e rrugës pas katër orëve kur radha e mjeteve në pritje për të kaluar, shkonte deri në 6 km.

Pas mesnatës së të enjtes dherat bllokuan tërësisht kalimin e automjeteve në zonën e “Ujit të Ftohtë” për gat tre orë rresht.  Rreth orës 03:10 e njëjta situatë, u përsërit në zonën e “Shkallës së Zezë” në afërsi të kufirit administrativ mes Tepelenës dhe Gjirokastrës. Nga bllokimi i rrugës u bllokuan dhe nuk mund të lëviznin 3 makina me 10 persona, mes tyre dhe korrespondenti i TV A1 Report, Piro Nase. Personat e bllokuar kanë mundur të largohen pas ndërhyrjes së Drejtorisë Rajonale të Rrugëve.

Masivet e dherave  në “Shkallën e Zezë” si dhe në Ujin e Ftohtë, krijuan rrezikshmëri për automjetet të cilat po kalonin në ato momente.

Pak minuta pasi u zhbllokua kjo nyje, një tjetër masiv dherash ra në rrugën nacionale në zonën e Urës së Leklit, rreth 2 km larg “Ujit të Ftohtë”. Gjithçka ka qenë e papritur qoftë për Policinë Rrugore e cila ka qëndruar në dispozicion përgjatë gjithë natës edhe për punonjësit e Ndërmarrjes së Rrugëve Rajonale që kanë punuar intensivisht, për lirimin e rrugës.

Është dashur ndërhyrja e një fadrome të vetme të Drejtorisë Rajonale të Rrugëve, që të normalizonte sadopak lëvizjen në të dy anët e rrugës dhe kjo pas katër orëve kur radha e mjeteve në pritje për të kaluar, shkonte deri në 6 km. Zona e Ujit të Ftohtë dhe ajo e Shkallës së Zezë, gjithmonë shndërrohen në problematike në mot me shira pasi prezenca e gurit shtuf në shtratin gjeologjik të saj, e bën atë të paqëndrueshme dhe me tendencë rrëshqitjeje.

Lajmi fillimisht u publikua në orën  3:40 dhe më pas u përditësua në orën 06:10

(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›